Kështu revolucioni teknologjik që mban emrin Apple prek edhe vendin tonë ku përdoruesit e celularëve në përgjithësi janë më tepër se të shumtë. Blerësit e modelit të ri të celularit të zgjuar do të kenë mundësi të prekin sot produktin e ri. Ardhja e iPhone 5 në Shqipëri është në kuadër të fushatës që Apple ka ndërrmarë për promovimin e iPhone-it të ri. Brenda muajit dhjetor, produkti që joshi me milionea përdorues celularësh ishte vendosur të shpërndahej në më shumë se 50 vende mes të cilëve Rusia, Brazili dhe Taivani.
Në këtë mënyrë Apple mban premtimin për tu shtrirë në 100 tregje deri në fund të vitit. Deri më sot iPhone 5 është shpërndarë në 47 vende. Së bashku me iPhone 5 në treg do të jetë edhe iPhone 4S e iPhone 4 ky i fundit si model entry level. Ndërkohë pritshmëria në Tiranë duket e lartë, edhe pse një pjesë e fansave të këtij produktit sipas mundësive kanë rendur të bëjnë blerjen e tyre jashtë vendit, duke qëndruar në vijë të parë të klientelës shqiptare që do të fillojë të blejë prej ditës së sotme celularin e ri.
Por herët apo vonë, brenda apo jashtë duket se shqiptarët i kanë bërë firmës Apple një vend të mirë mes produkteve që preferojnë në fushën e komunikimit. "Klientët shqiptarë kanë filluar të familjarizohen me produktet Apple. Interesi që shfaqin është shumë i lartë dhe kjo nuk vihet re vetëm në individet e thjeshtë, por edhe në bizneset shqiptare të cilët kanë filluar të përdorin kompjuterat Apple për shkak të funksionalitetit të lartë të tyre dhe lehtësive që ky produkt i ofron. Tashmë klientët shqiptarë kanë filluar të bëhen besnikë të markës Apple, pasi është pikërisht Apple, ajo që i ofron një markë të suksesshme që kombinon një produkt efektiv, identitet të veçantë dhe vlera të shtuara siç perceptohet nga klientët shqiptarë dhe të huaj". Vlerësimi vjen nga Xheni Ruci, menaxherja e Mollës në Tiranë.
Ndoshta nuk do të zënë rradhë të gjata si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku njerëzit mbanin rradhë një natë të tërë në pritje të iPhone 5, por në Mollën e Tiranës, prej sot do të ketë më shumë zhurmë. Menaxherja Xheni Rusi shpjegon detajet në këtë intervistë për "Fundjava".
Më 14 dhjetor është data kur zyrtarisht iPhone 5 vjen në Shqipëri. Si duket interesi i klientëve?
Interesi është shumë i madh, çdo ditë pranë Molla Store i cili është i çertifikuar dhe Authorized Reseller nga Apple, me një eksperincë 5 -vjeçare në tregun shqiptar, vijnë klientë të cilët pyesin për iPhone 5, kërkojnë të ekplorojnë këtë produkt dhe mezi presin që ky produkt të bëhet i tyri. Interesi është i jashtëzakonshëm nga klientët shqiptarë, pasi duhet theksuar që janë të familjarizuar me produktet e gjigantit Apple.
Sa parashikohet te jetë shitja e iPhone 5 ne vendin tonë?
Duhet theksuar fakti që produktet Apple sidomos iPhone kanë vendosur rekorde në tregjet botërore përsa i përket shitjeve, besoj shifra do të jetë shumë e madhe dhe do të kalojë parashikimet tona. Nëqoftëse i referohemi tregjeve botërore, në momentin kur lançohet iPhone 5 njerëzit kanë mbajtur një rradhë kilometrike vetëm për tu njohur me iPhone 5. Në tremujorin e parë shitjet kanë qenë 47.5 milionë iPhone në tregjet botërore. Përsa i përket tregut shqiptar nuk ka të dhëna ekzakte për shkak edhe të informalitetit të lartë dhe ekzistencës së tregjeve gri apo pirate, por mund të them që pritet që shitjet të jenë të larta.
Tashmë që pritet iPhone 5, ka më interes për 4S?
Ka dy kategori konsumatorësh; një kategori është që janë shumë të familjarizuar me produktet Apple deri në klientë besnikë që e ndjekin këtë kompani në çdo hap që hedh duke pasuar çdo produkt inovativ që ajo lançon. Eshtë dhe kategoria tjetër që përsëri i njeh produktet e saj, por mjaftohen me një produkt qoftë ky i gjeneratës së fundit ose jo. Akoma ka interes për iPhone 4S pasi akoma nuk është lançuar masivisht iPhone 5 në tregun shqiptar. Gjithashtu individët që nuk kanë mundësi për të blerë iPhone 5 normalisht që shfaqin interesin e tyre kundrejt iPhone 4 apo iPhone 4S. Por është politikë e Apple që pas lançimit të një produkti të ri si iPhone 5, të mos prodhojë më iPhone të gjeneratave të kaluara.
Çdo risi vjen me çmim të kripur fillimisht. Sa do të kushtojë iPhone 5 për klientët shqiptarë?
Eshtë e vërtetë, çdo risi vjen me një çmim të kripur në fillim, por këtu duhet diferencuar disi tregu. Dyqane të cilat nuk jane të autorizuar nga Apple dhe i sigurojne produktet jo sipas rregullave te legjislacionit shqiptar, i ofrojnë këto produkte me çmime të ndryshme në krahasim me çmimin real që iPhone 5 ka. Gjithashtu nuk u ofrojnë klientëve asistencë teknike pas blerjes se produkteve gjë që është shumë e rëndësishme, pasi nuk janë të autorizuar nga Apple. Akoma nuk mund të specifikoj një çmim ekzakt të iPhone 5, por pritet të jetë rreth 749 euro.
Ka një ndryshim mes klientelës shqiptare dhe atyre të huaj?
Normalisht që ka, pasi tregu i huaj ka kohë që është i familjarizuar me produktet Apple, me risitë që kanë. Në tregun amerikan mund të them që në çdo familje ekziston një produkt Apple, qoftë ky një iMac, laptop MacBook Air apo MacBook Pro apo iPod dhe iPad, kjo nuk ndodh vetëm në tregun amerikan, por kudo në tregjet botërore. Kompania Apple u krijua në vitin 1976 duke u fokusuar fillimisht në kompjuterat e parë personalë dhe produktet si iMac, MacBook Air dhe MacBook Pro, iPhone, iPad dhe iPod bënë të mundur që Apple të raportonte në vitin 2010 një rritje prej 90 për qind të fitimit në tremujorin e parë. Pra shifrat mund të merren si treguesi kryesor i besnikërisë së konsumatorëve ndaj Apple. Edhe klientët shqiptarë janë të fokusuar drejt produkteve Apple, por janë njohur me risitë dhe inovacionet e Apple në një kohë më të vonshme se konsumatorët e huaj.
Si është lidhja e klienteve shqiptarë me produktet Apple?
Si e përmenda edhe më parë, klientët shqiptarë kanë filluar të familjarizohen me produktet Apple. Interesi që shfaqin është shumë i lartë dhe kjo nuk vihet re vetëm në individet e thjeshtë, por edhe në bizneset shqiptare të cilët kanë filluar të përdorin kompjuterat Apple për shkak të funksionalitetit të lartë të tyre dhe lehtësive që ky produkt i ofron. Tashmë klientët shqiptarë kanë filluar të bëhen besnikë të markës Apple, pasi është pikërisht Apple, ajo që i ofron një markë të suksesshme që kombinon një produkt efektiv, identitet të veçantë dhe vlera të shtuara siç perceptohet nga klientët shqiptarë dhe të huaj.
Shkrimi u publikua sot në suplementin Fundjava, në gazetën Shqiptarja.com(print), 14 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Risitë e gjeneratës së re të iPhone