Fatmir Toçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste, me anë të një statusi në rrjetet sociale tregon se ende nuk e ka fituar betejën me koronavirusin. Ai thotë se pavarësisht se është në gjendje të stabilizuar vijon të jetë i infektuar.
Sakaq në statusin e tij ai nuk lë pa falenderuar miqtë e tij që i janë gjendur pranë, por edhe mjekët e spitalit 'Shefqet Ndroqi'.
“Mirënjohje e falënderime. Interesimi i të afërmve, miqve, të njohurve dhe dashamirësve të shumtë për gjendjen time shëndetësore, pas prekjes nga Covid-19 ma ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate, si pjesë e rëndësishme e trajtimit shëndetësor që po përdoret, me sa duket deri tani, me sukses.
Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma.
Nuk di si t’ju falënderoj për forcën dhe kurajën që me keni dhënë në këto çaste të vështira për mua dhe familjen time, duke demonstruar vlerat e një shoqërie humane e të qytetëruar, siç ka qenë dhe është shoqëria shqiptare.
Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre.
Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur.
Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë!
Shoqëria ka nevojë jetike për ata sot më shumë se kurrë, ashtu sikurse edhe ata kanë nevojë që të gjithë ne të jemi më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm përsa po ndodh realisht në të gjithë botën,”- shkruan Toçi.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3086
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Arbëreshët’, fenomeni i rrallë mbi 5 shekullor! Toçi, një botim ‘enciklopedi’: Të pathënat për familjen ‘Durazzo’, 8 pinjollë kryeministra të ish-Republikës së Xhenovës
24 Prill, 15:53
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
1500 tituj të rinj librash, edicioni i 9-të i panairit në Fier, organizatorja: Shpresojmë të ndërgjegjësojmë të rinjtë të lexojnë
16 Dhjetor 2022, 16:51
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26
-
Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve
1 Dhjetor 2022, 16:40
-
Situata Covid-19 në vend! 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
30 Nëntor 2022, 18:00