Dyshja u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë saj. Tea Zhuli dhe Kristi Beçka shumë shpejt do ti japin fund beqarisë. Ish-banorja ka marrë propozimin për martesë mbrëmjen e kaluar gjatë festës së birrës në Korçë.
Kristi e ka surpizuar të dashurën e tij duke i propozuar për martesë përpara mijera njerëzve. E emocionuar Tea ka dhënë përgjigjen e saj pozitive duke bërë kështu një hap drejt ndërtimit të një familjeje së bashku.
Në një video të siguruar nga 'Gazeta Express' duket Kristi i cili ka hipur në skenë dhe është ulur në gjunjë para Teas duke i propozuar për martesë. Sapo Tea tha ‘Po’ qyteti është mbuluar nga brohorimat e njerëzve dhe fishekzjarret e shumta.