Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Bin Salman, po përgatit ofertën e tretë për të blerë klubin e futbollit të Manchester United. Sipas mediave në Angli Salman ka tentuar edhe dy herë të tjera për të blerë ‘djajtë’, por familja Glazers ka refuzuar. Gjithsesi tashmë jemi në kushte të tjera pasi për herë të parë pas shumë vitesh klubi do të pësojë rënie të ardhurash.
Në të njëjtën kohë princi i Arabisë Saudite nuk ka bërë pas dhe po tenton t’i bindë amerikanët me një ofertë të tretë. Vetëm pak javë më parë Kevin Glazers, një nga vëllezërit, nxorri në shitje 13% të aksioneve, duke konfirmuar kështu se financat e klubit anglez nuk janë më aq të sigurta.
Dy ofertat e para kanë qenë afër 3 miliardë paund, ndërsa oferta e tretë sipas ‘The Mirror’ do ta kapë këtë shifër, 3 miliardë paund. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë kjo tratativë, por vëllezërit Glazers me siguri janë lëkundur.
Sigurisht që do e blejn,,dhe pasi të katandiset si milani,,do e shesin me 20/100 të cmimit që u ble
Përgjigju