“Nuk mora asnjë shpjegim se përse mu refuzua kënga në festivalin e fundvitit në RTSH”, kështu është shprehur këngëtari Kastri Zizo teksa ishte mbrëmë i ftuar në në “Top Show Magazine”. Ai akuzoi drejtuesit për amatorizëm, ndërsa shton se nuk synonte çmimin e parë, por synonte ti jepte njerëzve ndjesi.
/Shqiptarja.com
“Këta janë mësuar me klisherat aty! Janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lekë që e kanë këtë vit të marrin aty. Janë pazarxhinj të vegjël! Janë zarfaxhinj të vegjël! Këta po e përdhosin artin! Kanë 27 vjet të mallkuarit”, u shpreh Kastro shumë i nxehur. Nuk shkova aty për çmimin e parë. Unë doja të jepja këtë ndjesi që morën këtu njerëzit. Jemi një popull dele”, ka thënë Kastro.
Këngëtari tha se në shenjë rebelizmi ndaj këtij vendimi, këngën ia ka dërguar Edi Ramës me mesazh që ta dëgjonte, por ai e ka injoruar.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com









