Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra në orët e para të së martës rreth orës 02:30 nga një punonjës brenda ambineteve të beach bar’-it ‘Principotes.’ Një konflikt i dyshuar për një vajzë me Sokrat Vatën, përshkallëzoi deri në vrasjen e 21-vjeçarit.
Që prej mbrëmjes të së hënës,i riu ndodhej bashkë me miqtë e tij në klubin e natës së vetë kompleksit, të quajtur “La Guerre”(Lufta) ku organizohej një festë me DJ francez. Në këtë pjesë të kompleksit, ndodhi edhe konflikti me njërin prej punonjësve.
Një nga detajet më tronditëse të ngjarjes është fakti se trupi i turistit dyshohet se është lënë jashtë për gati tre orë, deri në momentin kur u zbulua dhe policia mbërriti në vendngjarje. Burimet bëjnë me dije se Luis Miguel Varela Mendes kishte marrë disa goditje me mjet prerës në shpinë dhe në kraharor, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
Pasi u largua nga vendi i ngjarjes Vata u kap vetëm pas pesë orësh në Levan të Fierit, teksa përpiqej të arratisej fshehur në bagazhin e një makine, ku shoferja 31-vjeçare dhe pasagjeri 38-vjeçar, ishin turq. Edhe 2 shtetasit turq u arrestuan. Destinacioni i tyre njofton policia ishte Tirana.
Dy shtetasit turq kanë deklaruar se ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën.
Ata kanë deklaruar se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal. Po ashtu, dy shtetasit turq kanë pretenduar se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin me të.
“Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë”, mësohet të kenë thënë ata para oficerëve të Policisë gjatë marrjes në pyetje.
Për ngjarjen është arrestuar edhe polici Moisid Matushaj, i cil punonte si truprojë te 'Principotes', kurse një tjetër është shpallur në kërkim. Në total për ngjarjen, Policia ka njoftuar se ka arrestuar 11 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes personave të shpallur në kërkim është edhe Bekim Bulica, pronari në hije i 'Principotes'.
Sipas raportimeve, 29-vjeçari Vata, i cili banonte në Has dhe ishte i punësuar në ‘Principotes’, nuk ishte i panjohur për autoritetet, pasi më herët ka pasur probleme me drejtësinë në Britaninë e Madhe, ku ishte dënuar në vitin 2024 për trafik droge. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike të Ksamilit. Policia ka shoqëruar 42 persona ,mes tyre pjesë të personelit dhe klientë.
Ndërkohë pas ngjarjes, disa pushues në Ksamil shprehën tronditjen nga vrasja e 21-vjeçarit me thikë.
“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si t’i themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.
‘Principotes’ është një kompleks luksoz buzë detit në Rivierën Shqiptare, i vendosur përballë Tre Ishujve. Ai ofron një plazh privat me shezlongë, restorant, bar dhe ambiente relaksi. Vendi i njohur për pamjen e bukur dhe ujërat e pastra të Jonit mbetet një nga destinacionet kryesore për turistët dhe vendasit.
Lajm në përditësim…
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e turistit portugez 21-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Dy shtetasit turq, një vajzë dhe një djalë, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të cilët u arrestuan pasi u kapën duke transportuar autorin e dyshuar, Sokrat Vatën, kanë dhënë dëshminë e tyre para hetuesve.
Sipas burimeve, ata kanë deklaruar se ishin klientë të rregullt të kompleksit “Principotes” dhe se me 29-vjeçarin kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore. Në dëshminë e tyre kanë pohuar se e paguanin Vatën për shërbime sigurie, si truprojë dhe shoqërues personal.
Mahmutoglu dhe Perlak kanë pretenduar se nuk kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur në Ksamil dhe se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të miqësisë që kishin me të.
29-vjeçari Sokrat Vata u arrestua rreth pesë orë pas krimit në Levan të Fierit, ku u gjet i fshehur në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonin dy shtetasit turq. Ai dyshohet se vrau me thikë turistin portugez pas një konflikti të nisur në ambientet e kompleksit “Principotes” në orët e para të mëngjesit. Për ngjarjen vijojnë hetimet, ndërsa policia ka arrestuar edhe dy shtetasit turq për dyshimet se ndihmuan autorin të largohej pas krimit.
Report Tv ka siguruar pamjet e makinës që dy turqit përdorën për transportimin e 29-vjeçarit pas vrasjes së portugezit te 'Principotes'.
Sokrat Vata ishte i fshehur në bagazhin e makinës me targa të huaja, ndërsa u arrestua nga policia në Levan.
Dy turqit, një 31-vjeçare dhe një 38-vjeçar, të cilët u arrestuan nga Policia, synonin të sillnin Vatën drejt Tiranës.

Pas vrasjes me thikë të 21-vjeçarit portugez te ‘Principotes’, është arrestuar Moisid Matushaj, inspektor te kufiri gjelbër Gjirokastër.
Sipas informacioneve efektivi punonte si bodyguard te ‘Principote’.

Pas vrasjes së 21-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes nga një punonjës i ‘Principotes’, policia ka shoqëruar 42 persona.
Mes tyre janë personel dhe klientë të kompleksit luksoz.
Policia ka zbardhur të tjera detaje nga arrestimi i 29-vjeçarit që vrau me thikë të riun portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil.
Teksa po tentonte të arratisej, Sokrat Vata u kap pas pesë orësh në Levan nga shërbimet e policisë i fshehur në bagazhin e një makine.
Automjeti drejtohej nga një 31-vjeçare turke, ndërsa pasagjer ishte një 38-vjeçar gjithashtu turk. Në video dallohet sesi Vata mban ende të njëjtat veshje me të cilat kreu krimin, pasi pantallonat kanë njolla gjaku. 31-vjeçarja del e tmerruar nga makina, por më pas përfundon në pranga.
“Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.
Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia.
Report Tv ka siguruar pamje të arrestimit të Sokrat Vatës që vrau me thikë 21-vjeçarin portugez Luis Miguel Varela Mendes në beach bar-in “Principotes” në Ksamil.
29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti.
Siç shihet edhe nga pamjet forca të shumta policie kanë ndërhyrë në Levan të Fierit. 'Dil jashtë ore, ku do shkosh', dëgjohen të thonë shërbimet e policisë, teksa pasi e nxjerrin nga bagazhi e vendosin në tokë.
Pamjet tregojnë edhe momentin e kapjes së 31-vjeçares turke e cila drejtonte automjetin dhe pasagjerit gjithashtu turk, i cili fillimisht refuzon të dalë nga makina.
"Hajde se e marr unë atë", dëgjohet të thotë një efektiv.
Luis Miguel Varela Mendes, 21-vjeçari portugez që u vra mëngjesin e sotëm me thikë nga punonjësi i ‘Principotes’ kishte marrë pjesë në një festë që organizohej në këtë beach bar nën ritmet e një Dj të njohur francez.
Sipas burimeve i riu ishte në shoqërinë e disa miqve francezë, kur është përfshirë në një konflikt me Sokrat Vatën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë.

Foto: Njoftimi për festën me DJ francez te 'Principotes'

Pas disa orësh arratisje ka marrë fund arratisja e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit që vrau me thikë 21-vjeçarin portugez Luis Miguel Varela Mendes.
29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti.
Një 21-vjeçar u vra me thikë mëngjesin e sotëm në lokalin e Principotes’, një nga vendet më luksoze dhe më të frekuentuara në bregdetin e Ksamilit.
‘Principotes’ dikur i njohur me emrin ‘Tortuga Bay’ është një kompleks luksoz buzë detit i themeluar në vitin 2022, i vendosur përballë ‘Tre Ishujve’.
Në pronësi të një 70-vjeçareje, Kade Bulica nga Kukësi, ky kompleks ofron një plazh privat me shezlongë, restorant, bar dhe ambiente relaksi.
Klubi i natës në Principotes, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, organizohen “Netët franceze”. Pikërisht mbrëmjen e djeshme, ishte ftuar një DJ francez, ku i riu kishte shkuar për të festuar me disa miq.
Disa qytetarë që kanë zgjedhur të pushojnë në zonën bregdetare të Ksamilit shprehen se janë të tronditur nga vrasja e 21-vjeçarit portugez me thikë.
Njëri prej tyre thotë se ka fëmijë të vegjël dhe po ta marrin vesh do të tremben.
“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si ti themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.
“Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një pushues.
Ndërkohë një tjetër pushuese thotë se në këtë zonë ka siguri, dhe që i vjen keq që ndodhi kjo ngjarje.
“Na erdhi shumë keq kur e kemi marrë vesh, pasi ata të bashkisë kujdesen për ne, ka shumë rregull”, tha pushuesja.
Zona bregdetare e Ksamilit u zgjua mëngjesin e sotëm nga një vrasje me thikë të një 21-vjeçari portugez.
Pamjet që shihni më sipër është vendi ku u gjet pa shenja jete trupi i Luis Miguel Varela Mendes.
Ndërkohë siç shihet edhe nga videot e siguruara nga Report Tv, policia ka rrethuar zonën ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
29-vjeçari, autori i dyshuar i vrasjes vijon të jetë ende në kërkim.

Foto: Sokrat Vata
Sokrat Vata, 29-vjeçari i identifikuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së një shtetasi portugez 21 vjeç në Ksamil, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe.
Në një artikull të publikuar nga BBC në vitin 2024, raportohet se Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.
Sipas BBC, Vata, në atë kohë 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent. Një prej episodeve kishte ndodhur më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling. Sipas raportimit, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtonte u përmbys. Vata nuk u kap në atë moment, por brenda automjetit policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.
Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur.Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.
Sipas policisë britanike, gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë. Arratisja përfundoi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge. Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës. Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg, po pavarësisht dënimit Vata ishte në Shqipëri. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.
Sipas BBC, ai kishte pranuar më herët fajësinë për dy akuza për posedim të drogave të klasës A me qëllim shpërndarjen, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim automjeti nën efektin e drogës.
-
Nuk mbarojne Sokol Mjacat dhe Mihal Kokedhimat ne Shqiperi. Gjynah, djale i ri, vjen nga ane e anes per tu vrare nga nje kafshe e eger mali.
Përgjigju -
Une mendoj i bejne kastile Keta te protestave per te prishur imazhin shqiperis.
Përgjigju-
Po se je popull k pranaj te konsiderojn si India Europes
-
-
VARENI MALOKUN E QELBUR.. NUK I DUHET KUJT AI NDYRESIRE.....PTU..RRACE E POSHTER.....
Përgjigju -
Ahhhh mor djalë,,,,po si te morì koka ere,,,shkoje ne Costa Azzurra ne vendin tënd mor djale ,e paske pasur kismetin e keq ne Shqipëri*Barbari*,,,Zoti jepi forcë familjes,,pushofsh ne paqe
Përgjigju -
Shqiperi hesapi
Përgjigju -
elite securety e perfshire dhe ne zvernec
Përgjigju -
Mendjemadhesia dhe kriminaliteti i lart po e shkaterrojn vendin tone. Cdo beach bar apo restaurant hotel zoterohet nga krimi i organizuar qe jane te etur dhe te dhunshem per para. Kane zaptuar te gjithe bregdetin ata njerez te epokes se gurit. Une personalisht mbeshtes vetem ato 2-3 biznese familjare qe kan mbetur. Ato biznese qe jane te ngritura me droge dhe prostitucion jane te prirura per te qene vende the dhunes heret apo vone
Përgjigju-
Fiks ke fol sakt
-
-
nuk ke cfare tu shpjegosh femijeve or mik, se ne Shqiperi ndodhin gjera qe nuk i kupton dot nje njeri i rritur ne nje vend normal. vetem u thuaj qe eshte vend mvti dhe mos hajdeni me. ksamili duket bukur vetem ne kartolina. Vendi jone ka probleme shoqerore te medha qe behen gjithmone e me keq. Eshte i pushtuar nga krimi, padija dhe babezia. Ne vecanti plazhet jane "toke e xanun" nga kafshe prehistorike. Lere sec thote "mbreti" se ne jemi vendi me i papare ne bote ...
Përgjigju -
Mjaft me VRASJE!
Përgjigju -
Shumica e hotelve dhe klubeve kontrodhohen nga injoraca dhe kriminelate e shqipnis, Si jan te lillure me ministra dhe deputet injoranta.
Përgjigju -
Kafshe e eger mali! Keta jana ata qe bejne shqiponjen me duar ne media sociale dhe nga ana tjeter, i prishin reputacionin Shqiperise! Burg perjete plehres!
Përgjigju -
Normal se te lej Rama te gjithe drrogaxhite te bejne resorte dhe hotele sepse i japin voto normal qe keshtudo ndodhi
Përgjigju -
Sokrat,eshte emer qe nuk ekziston ne Has,do te kete emer tjeter,ose e ka nderruar.
Përgjigju -
Lol, Ja dhe Besa e famshme e malesoreve. E edukuar brez pas brezi te jetuesit e maleve tona. Le te jemi cik te qarte: atje ku kerkohet besa, ka thjesht Pabesi.
Përgjigju-
E mban mend para disa muajsh kur ne kalane e beratit vdiq nje djal 30 vjecar nga veriu ne sy te femijeve, nenes dhe gruas sepse nje kriminel nga berati i nguli thiken ?! . Edhe aty besa i ka fajin . Po boll se na hapet barkun me keto komente.
-










Komente
Komento