Lëvizte me armë me silenciator në plazh, kapet shkodrani te Shkëmbi i Kavajës (FOTO)

Lëvizte me armë me silenciator në plazh, kapet shkodrani te Shkëmbi i Kavajës (FOTO)

DURRËS-Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi lëvizte me armë zjarri me silenciator në plazh.

I arrestuari është S. Xh. 19 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa u prangos në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet dhe iu sekuestrua pistoleta me silenciator dhe një krehër me 5 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cuni rradhes: 06/08/2019 19:25

    Po del per kumri nga pishat. Me silenciator qe te mos bej potere.

    Përgjigju
  • Ky njeri: 06/08/2019 16:40

    Qenka i paguar per ta likviduar ndonjë në plazhë...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm