LIBRAZHD- Një ditë pas vrasjes së të riut shqiptar në luftimet në Siri kanë reaguar edhe familjarët e tij. Sipas Tahir Balliut, xhaxhait të 24-vjeçarit Idajet Balliu të vrarë në Allepo, nipi i tij është mashtruar me para për të luftuar në Siri. Tahir Balliu thotë se nuk ishte në dijeni për këtë fakt, pasi të afërmit e 24-vjaçarit e dinin se i riu vijonte studimet në Arabi. Ndërkaq, xhaxhai i 24-vjeçari bën apel që të ndëshkohen ata persona që mashtrojnë të rinjtë duke i dërguar për të luftuar në Siri.

(Në foto: Tahir Balliut, xhaxhai i 24-vjeçarit Idajet Balliu të vrarë në Allepo) Foto të tjera
“Djali është mashtruar dhe është joshur me para pasi ishte shumë dobët nga gjendja ekonomike. Vëllezërit dhe familjaret e tjerë jetojnë në Lushnjë. Aktualisht babai dhe nëna ndodhen në Xhihad në Arabi”, pohon xhaxhai i Idajetit.

(Në foto: Banesa e 24-vjeçarit Idajet Balliu të vrarë në Allepo)Foto të tjera
“Familjarët gjithmonë na thonin që ai është për studime në Arabi dhe sot në mëngjes e kemi marrë vesh nga mediat se ku ndodhej ai në të vërtetë. Na erdhi shumë çudi për vendndodhjen e nipit pasi gjithmonë e dinim që është me studime. Ai ishte një djalë i ri dhe u vra për një gjë të gabuar, ne njihemi si fshat fetar por jo kaq ekstremist sa po shfaqen djemtë e fshatit në Siri. Kërkoj që të ndëshkohen ata persona qe i mashtrojnë me para këta djem duke përfituar nga gjendja e keqe ekonomike”, është shprehur xhaxhai Tahir Balliu.
/Shqiptarja.com

VIDEO