Dy adoleshentë kanë shpëtuar paq sot në fshatin Bardhaj, në njësinë administrative Rrethina të bashkisë Shkodër, pasi janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit.
Është dashur ndërhyrja e policisë së Shkodrës, për t’i shpëtuar dy femijët e moshës 14-15 vjeçare.
Adoleshentët kanë qenë duke shkuar për te të afërmit e tyre në momentin që i ka rrëmbyer rrjedha e lumit, si pasojë e pamundësisë së tyre për ta kaluar pa probleme në krahun tjetër të tij.
Për shpëtimin e fëmijëve ka ndërhyrë FNSH dhe forcat policore të komisariatit të Shkodrës.
Në foto dallohet errësira dhe furgoni i policisë që ka ndërhyrë në vend-ngjarje.
s.k/Shqiptarja.com