I rrethojnë banesën në fshat, arrestohet në Lezhë i shumëkërkuari nga Shqipëria dhe Italia (VIDEO)

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua nga policia e Lezhës në një operacion të koduar "Godull 2020" ku u përfshinë policia Lezhë, Kurbin, RENEA dhe Interpol Tirana.

Në bazë të informacioneve të marra nga strukturat e policisë për vendndodhjen e një personi të kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale “Renea” dhe Interpol Tirana, në kushte të larta sigurie në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull, rrethuan banesën e A. J. alias A. Zh., 40 vjeç, duke bërë të mundur prangosjen e tij.

40-vjeçari  ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e  Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik".

Gjithashtu, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për  veprat penale “Grabitja me armë ”, "Plagosja" dhe "Armëmbajtja pa leje". Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg.

1585727169_lezhe.jpg

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhej të hiqeshin kufizimet në zonat e kuqe dhe të hapej edhe fundjava?

Komento

Komente

  • Ju lumnte Policise ...: 01/04/2020 12:26

    Kudo pastrim ,,qe Qytetaret pervece halleve qe Kane,,, Kane patur Probleme edhe ne keta mijnte . Policia eshte Drejtesia e Qytetareve..

    Përgjigju
  • Vlore: 01/04/2020 09:53

    Fshatarë dhe vetem fshatarë, bravo policise! Pastroni minjete!

    Përgjigju
    • Lezhe: 01/04/2020 11:34

      Me e mbushur me ninje se Vlora nuk eshte vend ne shqiperi



×

Lajmi i fundit

John

Rama thumbon opozitën: Rreziku i virusit është real, jo revolucion imagjinar me karakatinën e teatrit (VIDEO)