Dy persona janë shpallur në kërkim nga polica e Shkodrës pasi kishin fshehur në banesën e tyre kanabis.

Ata janë një 44-vjeçar dhe një 30-vjeçar, bëhet  me dije nga policia. Por gruaja e e 44 vjeçarit nga frika e policisë kishte hedhur kanabisin në lum.

Në bazë të informacioneve të siguruara L.K. së bashku me nipin e tij A.P. kishin lëndë narkotike të fshehur gati për shitje, si rezultat i veprimeve hetimore u arrit që :

Menjëherë u organizuan shërbimet e D.V.P.-Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Pukë, dhe nga kontrolli i ushtruar si dhe verifikimet e bëra, rezultoi se në banesë këta shtetas kishin fshehur një sasi të dyshuar lëndë narkotike në 2 thasë por bashkëshortja e  L.K. e kishte hedhur në lumë dhe kqyrja e vendit të ngjarjes në lumin e fshatit Kryezi u gjet një sasi prej 190 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva e mbetur nga thasët, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Redaksia Online 
M.Ç/shqiptarja.com