‘I shkreti, shpresoj mos të vrasë veten’, Pete Davidson thyen heshtjen pas ndarjes me Ariana Granden

‘I shkreti, shpresoj mos të vrasë veten’, Pete Davidson thyen heshtjen pas ndarjes me Ariana Granden

Këngëtarja Ariana Grande dhe komediani Pete Davidson

Vetëm një javë më parë dyshja e njohur, Ariana Grande dhe Pete Davidson i dhanë fund fejesës së tyre për shkak të gjendjes së rënduar të këngëtares. Komediani nuk kishte komentuar asgjë që u tha në media deri në eventin e “Swing Left”. 24-vjeçari u shpreh se tashmë që mbaroi gjithçka atij i duket vetja si budalla dhe është penduar edhe për tatuazhet që ka bërë.

“Ashtu siç e dini, ne jemi ndarë, por kur u fejuam bëmë tatuazhe. Dhe nëpër revista shkruhej, “A ishte Pete budalla?”. Dhe 93% e tyre thoshin “Po”. Dhe unë thoja, “Mos i dëgjo ata, janë inatçinj”. Dhe ditën tjetër ne ishim në kuzhinë dhe doli se unë isha budalla. Dhe ju mendoni, “Ah, ai djali i shkretë. Shpresoj që mos ta vrasë veten,”- u shpreh Davidson.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital