Mes postimeve ‘përgjëruese’ të Kanye West në rrjete sociale, Kim Kardashian jep puthjen e parë publike me të dashurin e ri
Kim Kardashian dhe Pete Davidson
Mediat rozë kanë pasur ditët e tyre më të mira për material, kjo duke qenë se reperi i njohur ndërkombëtarisht, Kanye West është kthyer në ‘trollin’ dhe personazhin më të dëshpëruar në internet. Materiali duket se nuk ka për të mbaruar lehtë, aq më tepër për fatin se përpos se Kanye poston ai edhe u jep mediave kredite, duke i shtuar këtyre të fundit klikime marramëndëse.
Që pas divorcit, Kanye West i njohur tashmë si ‘Ye’, ka preferuar të nxjerrë vorbullën e tij të emocioneve në Instagram. Duhet theksuar se, Kanye West menaxhon një profil me ndjekës nga i gjithë rruzulli tokësor (pa ekzagjërim) dhe kjo ‘thirrja’ e tij për ndihmë është kthyer në situatë tragjikomike!
Ajo që pritet me ëndje është sesi do reagojë modelja e njohur, influecuesja dhe iniciatorja e shumë brandeve të ‘selfcare’, Kim Kardashian me gjithë këtë shpërthim përgjërues të ish bashkëshortit të saj. Dhe më në fund ka ndodhur! Kim ka preferuar të injorojë çdo lutje të Kanye për rikthim së bashku dhe këtë e ka ‘vulosur’ me një puthje që ka shkëmbyer me aktorin Pete Davidson teksa ishin duke shijuar një drekë në New York.
Për ditë të tëra, Ye ka hyrë në llogarinë e tij në Instagram për të ngacmuar dhe kërcënuar Pete Davidson, duke i lënë gjithashtu Kim të kuptojë se ai ende ka ndjenja për të dhe dëshiron të rikthehen.
Pasi ndau publikisht mesazhet e tyre private, Kim e pyeti Ye pse vazhdon t'i postojë mesazhet e saj. Ai i tha asaj se mori një mesazh nga personi i tij më i preferuar, se është fansi numër një i saj dhe këtë gjë donte ta ndante me botën.

G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Integrimi në BE, a duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?
-
PO
75.9%
-
JO
17.7%
-
NUK E DI
6.4%
Vota total: 203
Lajme të tjera
-
Reagime të forta ndaj Kim Kardashian pasi veshi fustanin e Marilyn Monroe, e akuzojnë se e ka dëmtuar
16 Qershor, 09:15
-
600 të ftuar e 35 mijë dollarë hyrja, surprizat e ‘Met Gala’, si u veshën VIP-at nga Kardashian si Monroe, tek stili i Malumas në Versaçe
3 Maj, 17:09
-
Humbi 7 kg për t’iu përshtatur fustanit të famshëm të Marilyn Monroe, Kim Kardashian mahnit në ‘Met Gala’
3 Maj, 14:13
-
Kim Kardashian harron përfundimisht Kanye West, bën daljen e parë publike me të dashurin e ri
25 Prill, 09:51
-
Kim Kardashian zyrtarisht beqare, divorcohet nga Kanye West
3 Mars, 09:14
-
Billie Eilish ndihmon fansin gjatë një koncerti, kryqëzohet nga Kanye West: Po i referohej fatkeqësisë së performancës të Travis Scott
12 Shkurt, 03:12
-
‘Nuk desha ta vishja’, Kim rrëfen se sa kundër ishte ndaj veshjes në Met Gala!
12 Shkurt, 02:45
-
Ekspozoi vajzën e tyre 8- vjeçare në rrjete sociale, Kim Kardashian ‘kryqëzohet’ online nga Kanye West: Përdor ‘TikTok’ pa miratimin tim
6 Shkurt, 01:38
-
Pas Kim, edhe Kourtney fshin fotot, vazhdojnë akuzat për Photoshop ndaj motrave Kadashian
28 Janar, 19:23
-
Suprizon Kanye West, publikon këngën me kërcënime ndaj të dashurit të ri të Kim Kardashian
16 Janar, 02:54
-
Kanye West në një lidhje të re, si ndihet Kim për këtë situatë?
13 Janar, 02:38
-
Kim Kardashian akuzohet për mashtrim në lidhje me kriptomonedhat
12 Janar, 20:09