Kim Kardashian ka bërë daljen e parë publike me të dashurin e saj Pete Davidson në mbrëmjen e  çmimeve Mark Twain për humorin amerikan.

Teksa ndiqnin ceremoninë, ku ftohen artistët që kanë kontribuar në botën e komedisë, 41-vjecarja shfaqet e veshur me të zeza ndërsa flokët i kishte kapur bisht.

Para disa muajsh, Kim Kardashian i dha fund martesës me Kanye West, me të cilin ka 4 fëmijë dhe qëndruan bashkë për 7 vite.

Ndërsa Kanye West  e ngacmonte Kim duke e lënë të kuptojë se ka ndjenja për të dhe dëshiron të rikthehen, influencuesja ka injoruar çdo mesazh të tij.

Lidhja e saj me Pete u zyrtarizua kur u fotografuan duke shkëmbyer puthje teksa ishin duke shijuar një drekë në New York.