I shoqi e ofendon për hundën
vret veten dhe djalin 8-vjeça

I shoqi e ofendon për hundën<br />vret veten dhe djalin 8-vjeça
 Një 33 vjeçare nga Rusia është vetëhedhur nga ballkoni së bashku me djalin e saj.

Arsyeja e këtij veprimi është sepse Anna Ozhigova kishte rënë në depresion pas ndërhyrjes kirurgjikale në hundë dhe burri e saj shpesh herë e ofendonte duke i thënë se e kishte hundën si të një derrkuci.

Sipas miqve të saj, operacioni ka qenë shkaku i dështimit të martesës së çiftit, që çoi në ndarjen nga i shoqi, Oleg Ponomarev.

Por siç shkruajnë mediat ruse, operacioni nuk kish dalë ashtu siç duhej dhe 33 vjeçarja nuk ndihej e kënaqur madje shpesh herë thoshte se nuk buzëqeshte më.
 
E këto rrethana mesa duke e shtyn Annën të merrte vendimin ekstrem dhe të hidhej së bashku me djalin 8 vjeçar.” Doja lumturi dhe paqe për Gleb por ai po rritej i nevrikosur” mësohet të ketë thënë Anna  në një letër lamtumire.

Po në këtë letër ajo pranonte se nuk mund të jetonte me pamjen e re.

Miqtë e saj kanë dëshmuar se 33-vjeçarja edhe herë të tjera kish kërkuar të vetëvritej e madje kish kërkuar ndihmën e një psikologu.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran