Bomba me celular, Aleksandër Sadikaj e mbante pistoletën në brez! Dyshohet se tritoli iu vendos në makinë nga vrasës me pagesë

Në automjetin me të cilin po udhëtonte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, të cilit iu vendos dhe shpërtheu një sasi prej 150 gramë tritol, u gjet edhe një armë zjarri. Sipas burimeve nga policia, arma është e llojit pistoletë dhe dyshohet se viktima e mbante në makinë për vetëmbrojtje, për shkak të ngjarjeve që kishte përjetuar në të kaluarën.

Pistoleta që i kanë gjetur, ka qenë në tokë jashtë makinës, e cila i ka rënë Sadikajt, pasi e ka pasur në brez. Pistoleta e gjetur ishte me krehër të dëmtuar. Makina, të cilës ju vu sasia e tritolit rezulton në emër të Petrit Osmanit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet e para janë për vrasës me pagesë, por gjithçka është në fazë fillestare hetimi. Autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë.

Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Hetimet janë përqendruar tek kamerat e sigurisë pranë shtëpisë për të zbuluar autorët pasi mund të jetë vendosur tritoli gjatë natës kur makina ishte e parkuar ose në ndonjë lavazh.

Hetuesit po punojnë për gjurmimin përmes kamerave të sigurisë të lëvizjeve që ka kryer viktima me automjetin e tij, për të zbuluar në çfarë vendi është instaluar lënda plasëse.

Si ndodhi ngjarja?

Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Autorët janë treguar të kujdesshëm, kjo pasi kanë vendosur që të bëjnë shpërthimin e komanduar në një moment kur nuk ka pasur në rrugë asnjë makinë tjetër përreth Sadikajt, duke shmangur rrezikun që nga ai shpërthim të vritej një person i pafajshëm. Nga shpërthimi Sadikaj ka humbur 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, por ia ka dalë që të dilte vetë nga makina, siç shihet edhe në foton që Report Tv disponon. Ai është ndihmuar edhe nga kalimtarët, teksa është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë që t'i mbijetonte plagëve të marra, për rrjedhojë humbi jetën.

Kush është Aleksandër Sadikaj?

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj është një njeri me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, vendi i origjinës së nënës. 3 vite më parë, në korrik të 2019, ishte i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale ku ka tentuar që të vrasë me thikë 40-vjeçarin nga Vlora Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Ndërkohë, rezultonte si autor i disa vjedhjeve apo kundërshtimeve të urdhrave të policisë. Përveç akuzave të tjera ndër vite, para 5-6 vitesh ai dyshohet se ka kryer një vrasje në Athinë për prishje pazaresh të drogës. 

Pista kryesore e hetimeve

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për mbledhur prova që mund t’i çojnë drejt autorëve të mundshëm, ndërsa janë marrë edhe kamerat e sigurisë së një karburanti aty pranë. I pranishëm ishte edhe drejtori i Policisë Kriminale Tiranë, Tonin Vocaj. Pistë kryesore e hetimeve mbetet e shkuara e të riut. Megjithatë pritet që të shikohet nëse ai ka pasur ndonjë konflikt së fundmi. Për të hedhur më shumë dritë, pritet që të merren në pyetje familjarët e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
I vranë vëllain në atentat, motra e 27-vjeçarit poston foton prekëse: Jeta ime mbaroi bashkë me ty, më merr të ikim të dy

Motra e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj i cili u vra një ditë më parë në një atentat me tritol ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar foton e 27-vjeçarit, i cili siç duket ka në krahë nipin e tij, dhe ku i dedikon disa rreshta prekës.

“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse”, shkruan ajo.

Postimi i motrës së Aleksandër Sadikajt
Ora 12:34
U vra dje me shpërthim me telekomandë, ja video që 27 vjeçari Sadikaj publikonte në rrjetet sociale

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që ndërroi jetë ditën e djeshme pasi i shpërtheu makina në afërsi të TEG-ut publikonte në rrjete sociale video nga më të ndryshmet, mes të cilave edhe mënyra se si kujdesej për pamjen e jashtme. 

Ora 10:31
Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt, familjarët: Nuk kemi pasur konflikte me njeri! Nuk kemi dyshime për autorët

1654955234_Sequence03.00085411.Still020.jpg

Janë marrë në pyetje familjarët, miq dhe shokë të Sadikajt për të zbuluar mbi lëvizjet e tij të fundit. Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të jenë autorët.

Sipas tyre nuk kanë pasur konflikte dhe nuk kanë asnjë ide mbi personat që e kanë dashur të vdekur 27-vjeçarin. Autorët kanë pasur dijeni për të gjitha lëvizjet, mendohet se e kanë ndjekur dhe janë kujdesur të mos bien në sy të kamerave të sigurisë.

Në këto momente specialistët e Policisë së Përgjithshme janë shpërndarë për kontroll të kamerave të sigurisë gjithandej.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas