Fatmirësisht, këngëtarja me famë botërore shpëtoi pa pasoja, ndërsa përmes disa postimeve ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes. Bebe tregon e revoltuar si ka ndodhur ngjarja në rrugë, ku për pak sa nuk është përplasur nga një taksi në aeroport, teksa ka qenë duke kaluar rrugën e këmbësorëve.
“Thuajse u përplasa nga një taksi sot në aeroport, teksa kaloja në rrugën e këmbësorëve. Po shikoja që të sigurohesha që nuk po vinin makina të tjera drejt meje dhe ai u bë i paduruar dhe erdhi vetëm një hap larg meje me qëllim.
Kështu, mora çantën time të rëndë YSL dhe e godita makinën e tij. Isha kaq e trembur dhe e inatosur. Por duhet të bëj kujdes me nervat”, është shprehur e revoltuar përmes disa postimeve në InstaStory këngëtarja Bebe Rexha.
d.c./shqiptarja.com