Tre vëllezër të familjes Bilali të vrarë në atentate/ Si nisën konfliktet e përgjakshme në Tiranë pas 1997

Tre vëllezër të familjes Bilali të vrarë në atentate/ Si nisën konfliktet e përgjakshme në Tiranë pas 1997

Vendi ku u ekzekutua ish-oficeri Arben Bilali

Arben Bilali, 50-vjeç, ish-punonjës policie, u ekzekutua sot me tre plumba në zonën e Selitës në kryeqytet (Lexo këtu). Autorët dyshohet të kenë qenë tre persona të maskuar të cilët po lëviznin me një automjet tip "Mercedes Benz" të zi dhe me targa të huaja kanë hapur zjarr në momentin kur ai po i afrohej banesës. Pista që po heton policia është ajo e hakmarrjes nga përplasjet e vjetra mes grupeve kriminale në kryeqytet. Mësohet se Arben Bilali ka pasur konflikte në të kaluarën me familjen Xhabafti në Tiranë, përplasje të cilat datojnë që nga 1994-1997 dhe janë mbartur përgjatë disa viteve, duke prodhuar edhe viktima.

I përfshirë në këto përplasje fillimisht ka qenë Bujar Bilali i vrarë në një atentat në vitin 1997 nga një grup kriminal rival të dyshuar si të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. 13 vite më pas, në gusht të vitit 2010 ekzekutohet në zonën e Selitës Leonard Bilali, vëllai i vogël i Bujarit dhe Arbenit. Ndërsa disa muaj më parë, më konkretisht në maj 2010, ishte vetë Arben Bilali që i shpëtoi një atentati me armë zjarri pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re, duke mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.

22 vite më pas nga zanafilla atentateve të përgjakshme, krimi godet sërish familjen Bilali në Tiranë duke prodhuar një tjetër ngjarje kriminale me një të vrarë. Arben Bilali besohet se është mbajtur në mbikëqyrje nga autorët të cilët kanë pritur që ai të zbriste nga makina dhe më pas ta qëllonin për vdekje në një rrugicë pranë shkollës "At Zef Pllumi" në Selitë. Ngjarja ka ndodhur 900 metra larg vendit ku 9 vite më parë u ekzekutua vëllai i tij, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos. Të tre atentatet ndaj vëllezërve Bilali kanë ndodhur në të njëjtën zonë, pranë banesës së tyre në zonën e Selitës. 

Ish-oficeri i policisë ka qenë akuzuar disa vite më parë për vrasjen e një 41-vjeçari por në ngarkim të tij nuk gjetën asnjëherë prova të mjaftueshme për ta fajësuar. Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariatin nr.2 në kryeqytet dhe pjesëtar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), detyrë nga e cila është larguar disa vite më parë. Ai kishte edhe bashkëshorten punonjëse të Policisë së Shtetit. Report Tv mëson se e veja e Arben Bilalit punon si shefe e sektorit të statistikave në polici.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë