I shpëtoi disa herë arrestimit të policisë, gjykata mbyll në burg Lajden Kadillin, të riun e akuzuar për disa ngjarje

I shpëtoi disa herë arrestimit të policisë, gjykata mbyll në burg Lajden Kadillin, të riun e akuzuar për disa ngjarje

Lajden Kadilli

Lajden Kadilli, 27-vjeçari që për disa vite me radhë i ka shpëtuar disa herë operacioneve të policisë së Durrësit dhe asaj të Kavajës, pas shumë përpjekjeve tashmë ndodhet në burg. Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Kadillin,pasi ndaj tij zhvillohet në kryeqytet një proces gjyqësor për akuzën e “Vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Kadilli ka tentuar të vrasë me pistoletë Gentian Rrahmanin dhe për këtë ngjarje ishte shpallur korrikut 2019 në kërkim dhe tashmë është marrë i pandehur. Ndërkohë nga verifikimet, rezulton se Lajden Kadilli, është dënuar në muajin qershor 2019 nga gjykata e Kavajës me 4 vjet burgim, për plagosjen e Albi Çelçimës. Por ky dënim me burg, gjykata e Kavajës ja ka konvertuar me 5 vjet qëndrim i lirë në periudhë kushti.

Tashmë pritet që në gjykatën e Kavajës të zhvillohet një proces tjetër penal, ku Lajden Kadillit, do i revokohet periudha e qëndrimit me 5 vjet në kusht dhe kthehet dënimi me 4 vjet burgim. Por gjatë periudhës që ishte në shërbim prove, ai është konfliktuar për parkimin me djalin e deputetit Spartak Braho, Kreshnik Braho, duke e kanosur këtë të fundit me armë dhe thyer xhamin e makinës, me qytën e pistoletës.

Ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të oficerit të policisë Kreshnik Braho. Për këtë ngjarje Kadilli është shpallur në kërkim dhe është bërë e mundur arrestimi në 30 shtator.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja