Ish-kryeministri Sali Berisha ka fituar gjyqin me drejtorin e emisionit Fiks-Fare Filip Çakulin. Padia civile e depozituar në shkurt të 2015 nga Çakuli kishte si objekt detyrimin e të paditurit Sali Berisha, t’ia shpërblejë paditësit Filip Cakuli dëmin jopasuror në shumën 1 lek.
Kjo pasi Berisha në muajin shkurt tha në parlament se emisioni “Fiks Fare” (Filipi), ka nisur një investigim për naftën por e mbylli.
E dyta ai vazhdoi të thotë se Filipi është “gjobaxhi”, dhe të dyja këto i ka thënë në parlament dhe deklarata e tij është transmetuar drejpërdrejt në televizione. Tashmë kjo padi është pushuar nga gjykata e Tiranës me pretendimin se nuk ka shpifje.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha fiton gjyqin me Filip Çakulin">