Thotë se ‘e shiti PD-në’ por Berisha nuk fiton as sa gjysmat e bashkive që mori Basha! ‘Bashkë Fitojmë’, 8 bashki më pak se 2015-a

Sali Berisha është përballur me humbjen më të thellë gjatë karrierës së tij politike në përballjen e zgjedhjeve vendore. Sot ai nuk ka mundur të sigurojë as 8 bashkitë e fituara në 2015, kohë kur Partia Demokratike drejtohej nga Lulzim Basha.

Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë i drejtuar nga Berisha ka fituar 7 bashki në zgjedhjet e 14 majit 2023, në ato të vitit 2015, koalicioni opozitar i emërtuar Aleanca Popullore për Punë e Dinjitet mori 15 bashki. Ndërsa bashkia e Finiqit u fitua asokohe nga PBDNJ-ja.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste pësoi rritje në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, pasi në vitin 2015, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane i drejtuar prej saj fitoi 8 bashki më pak.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, koalicioni i drejtuar nga PD arriti të fitonte Kamzën, Vorën, Klosin, Matin, Mallakastrën, Dropullin, Përmetin, Devollin, Pogradecin, Kukësin, Tropojën, Lezhën, Shkodrën, Vaun e Dejës e Selenicën. Bashki të cilat i ka humbur të gjitha në zgjedhjet e 14 majit.

Bashkitë që fitoi Berisha më 14 maj 2023
Bashkia Has, Miftar Dauti
Bashkia Mirditë, Albert Mëlyshi
Bashkia Himarë, Fredi Beleri
Bashkia Memaliaj, Albert Malaj
Bashkia Kavajë, Fisnik Qosja
Bashkia Pukë, Rrok Dodaj
Bashkia Fushë-Arrëz, Hilë Curri

Bashkitë e fituara nga Basha në 2015
1. Klos, Basir Çupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka
12. Devoll, Bledjon Nallbati
13. Lezhë, Fran Frrokaj
14. Kamëz, Xhelal Mziu
15.Shkodër, Voltana Ademi

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës