Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shtruar një darkë në nder të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, i cili ndodhet për vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi. Në një postim në Instagram, Vuçiç tha se i uroi mirëseardhjen Zelenskit në Beograd dhe se darka ishte rasti i parë për të hapur bisedimet për temat që do të jenë në fokus të takimeve zyrtare.
“Është kënaqësi të kem mundësinë të pres presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, i cili për herë të parë ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi. Jam i bindur se kjo vizitë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Ukrainës, si edhe të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Vuçiç.
Ai shtoi se gjatë darkës u diskutua edhe për rrugën evropiane të Serbisë dhe Ukrainës, ndërsa theksoi se pritja ishte një mundësi për t'u prezantuar mysafirëve fryma e Serbisë dhe një pjesë e traditës së vendit.
Lajmi kryesor:
Vizita e parë zyrtare në Serbi, Zelenski takohet me Vuçiç: Do të diskutojmë ekonominë, sigurinë dhe BE-në








