Tiranë, i vihet tritol biznesit të tropojanit që u kap në 2018 me kokainë në Bllok

Tiranë, i vihet tritol biznesit të tropojanit që u kap në 2018 me kokainë në Bllok

Përparim Kalbaj, pronari i biznesit ku ndodhi shpërthimi me tritol

TIRANE-Në orët e para të mëngjesit të sotëm i është vendosur një sasi eksplozivi pikës së trannsfertës monetare në pronësi të Përparim Kalbajt, që në 2018 u arrestua me akuzën e shpërndarjes së kokainës në Bllok, ndërsa tani është i lirë. Sipas policisë, pika e transferimit të parave në 'Don Bosko' ndodhet në afërsi të banesës në pronësi të Kalbajt, që mësohet se është nga Tropoja, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra. 

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pasi ishte vendosur në afërsi të murit rrethues të pikës së transferave monetare në pronësi të 47-vjeçarit. Report Tv sjell pamjet nga banesa e Kalbajt, ku u vendos eksplozivi. Dyshimet janë se tritoli ka qenë mesazh kërcënues për tropojanin. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor ai ka deklaruar se "nuk kam pasur kërcënime më parë apo persona që mund të dyshoj si autorë të kësaj ngjarje" tha ai. 

Në 16 shkurt të vitit të kaluar, ai u arrestua së bashku me tre persona të tjerë në një lloto sportive duke parë ndeshje në Bllok, ndërsa iu sekuestruan 277 gr kokainë. Llotoja sportive ndodhej në rrugën "Nikolla Jorga" dhe sipas policisë, të arrestuarit shisnin kokainë në sasi të vogla, tek persona të ndryshëm në zonën e Bllokut. Një vit më parë policia njoftonte se Përparim Kalbaj me tre personat e tjerë u akuzuan për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

"Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Përparim Kalbaj, Aleks Kanaçi Azis Meta dhe Eri Brami". Por Përparim Kalbaj tashmë është i lirë. Ai mësohet se më herët është lënë nga gjykata në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa aktualisht është pa asnjë masë sigurie.

Përsa i përket shpërthimit, policia njofton se grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë pikë së transfertës për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Shtëpia e Përparim Kalbajt

VIDEO/Momenti i arrestimit për shpërndarje kokaine të Përparim Kalbajt në Shkurt 2018 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 28/12/2019 20:00

    TI FUSIN PRAP TRITOL QE TE SHKOJ NE TE SEMES PO U MORE ME PISLLEQE KJO PUNE TE GJEN ATA QE MEREN ME KETO PUNE NJE DITE DO PAGUAJN

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 27/12/2019 13:51

    Cecenet si shpellare qe jane tani do paguajne per vitin e ri mekatet. Ishalla ne koke e ne grope

    Përgjigju
    • Loni: 27/12/2019 15:32

      Ik mor ti morracak e ha noj qofte me mish qeni ,e noj teke raki me nitrat ziliqar I keq a te ka hanger buken ty majmun .

  • Jalla: 27/12/2019 11:47

    Vetem robi mire e ha keshtu ne shqiperi maskarenjte si gjen gje sidomos ato qe punojne me djerse e nder vetem ndonje plumb rikoshet po ju erdhi ose ndonje gjobe pa dashje nga shullazi se si ky robi zotit se peson njeri kollaj.

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/12/2019 10:42

    Imagjino tani nje mengjes mire e bukur kalon aty prane dhe hidhesh në erë. Dmth Kabul

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 27/12/2019 13:51

      Fati cti besh fatit

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë