Të paktën 17 persona janë plagosur në një sulm me thikë dhe zjarrëvënie, në një linjë treni nëntokësor në kryeqytetin japonez, Tokio. Pamjet video tregojnë pasagjerët duke vrapuar nëpër vagona larg flakëve dhe duke u ngjitur nga dritaret e trenit.
Incidenti ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale (11:00 GMT) pranë stacionit Kokuryo, në periferinë perëndimore të qytetit. Policia thotë se një burrë rreth të 20-ave është arrestuar në vendngjarje. Sipas mediave lokale ai ishte me një kostum Halloween.
Po sipas dëshmitarëve okularë duket se tregojnë një të dyshuar me një kostum ngjyrë vjollce dhe jeshile të ndezur, të ngjashme me personazhin Joker nga komiket e Batman.
'Mendova se ishte një marifet për Halloëeen', tha një dëshmitar për gazetën Yomiuri për sulmin. 'Pastaj, pashë një burrë që ecte në këtë rrugë, duke tundur ngadalë një thikë të gjatë.'
Dëshmitarët okularë thonë se i dyshuari spërkati vendim me një lëng përpara se ta digjte.