Kërcënohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, i vendoset tritol në oborrin e shtëpisë, Alfred Voga: S'kam konflikte me njeri, ma kanë vënë për shkak të detyrës

Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë, Alfred Vogës i është vënë lëndë tritol në oborrin e banesës së tij në Fushë Krujë. Fatmirësisht, lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë vetë Voga që ka njoftuar policinë pasi ka parë pakon në oborr.

Paraprakisht ngjarja po shikohet si kërcënim ndaj Vogës, për shkak të detyrës së tij, ndërsa edhe vetë Voga thotë se ngjarja mund të ketë lidhje pikërisht me detyrën e tij.

Në një prononcim për "Report Tv", ai shprehet se nuk ka konflikt me njeri, ndërsa tregon se ai dhe familja janë të tronditur nga ngjarja, duke i bërë thirrje autoriteteve që të kapin autorin apo autorët.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin edhe kapjen e autorit apo autorëve të ngjarjes.

1626073128_1626071694alfredvoga.jpg

Alfred Voga, drejtor i sigurimeve shoqërore në Krujë 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:54
Iu vu tritol në shtëpi, drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë: Jemi të tronditur, s'kam konflikte me njeri! Ma kanë vënë për shkak të detyrës

1626073128_1626071694alfredvoga.jpg

Alfred Voga, drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, të cilit iu vu tritol në oborrin e shtëpisë, ka dyshime se ngjarja lidhet me detyrën e tij.

Në një prononcim për "Report Tv", ai shprehet se nuk ka konflikt me njeri, ndërsa tregon se ai dhe familja janë të tronditur nga ngjarja, duke i bërë thirrje autoriteteve që të kapin autorin apo autorët.

Sapo isha kthyer nga plazhi kur konstatova një pako te dyshimte ne oborr. Menjëherë njoftova policinë e cila erdhi në kohë rekord dhe bëri çaktivizimin e lëndës plasëse.  Pres që autori apo autoret të vihen para drejtësisë pasi familja ime është mjaft e tronditur nga kjo ngjarje", ka thënë ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besi: 12/07/2021 16:24

    Kot nuk ja kanë vënë tritolin se këta drejtorat e sigurimeve duhet t'i heqi Rama të tërë se kanë bërë korrupsion të madhe me lekët e pensionistëve nuk na kanë dhënë pensionin që duhet të marrim Simbas ligjit edhe këtu në Tiranë drejtorat e sigurimeve shoqërore kanë bërë korrupsion të madhe Rama duhet të çoj një kontroll tek sigurimet se i heqin dokumentat dhe marrin lekë për të nxjerrë pensionin dhe këto bëhen grupe me firmat e drejtorave prandaj kot s'ja kanë vënë dinamitin kushedi kujt ja kanë hequr bukën e gojes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë