I vranë babanë në spital/ Historia 
e shqiptarit të arratisur nga burgu

I vranë babanë në spital/ Historia <br />e shqiptarit të arratisur nga burgu
Shqiptari Mikel Hasanbelli, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni është njëri nga tre shqiptarët që është arratisur nga burgu në Itali.
 
38-vjeçari shqiptar është një nga vëllezërit Hasanbelli, dënuar për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës, pasi u ekzekutoi babanë teksa ishte i shtruar në reanimacionin e Ushtarakut.
 
Mikel Hasanbelli 38 vjeç, ishte burgosur për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, ndërsa dënimi i përfundon në 2020.
 
Mikel Hasanbelli bashkë me dy shqiptarët e tjerë, janë arratisur nga burgu Rebibbia në Romë, ndërsa ishin transferuar në këtë repart pas tërmetit që tronditi Italinë.
 
Sipas të dhënave të para tre shqiptarët kanë arritur të kapërcejnë murin nëpërmjet carcafëve.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë