Ekzistonte në skedën e të humburve që prej 5 majit të vitit 2013. "Pa Gjurmë" zbulon fatin e 52-vjeçarit, Ali Gashi Musai i njohur më parë me emrin Zijat Musai, i cili prej 6 vitesh ka mbajtur në ankth zemrat e familjarëve, pasi u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. "Pa Gjurmë" mësoi se Ali Gashi Musai ka qenë në burg për disa vite në Londër, ndërsa është liruar pak kohë më parë. Ai ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa fizikisht është në rregull. Disa muaj më parë ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë gjë e cila është e verifikueshme përmes sistemit TIMS.
Në lidhje me skype nga Gjermania, vëllai i Mustafa Musai tha në "Pa Gjurmë" se prej 6 vitesh familja e tij nuk kishte asnjë të dhënë për fatin e tij. Ai ka thënë se Aliu ka bashkëjetuar me një grua në Londër, ndërsa pas humbjes së kontakteve, ata nuk dinin asgjë për të. Ai tha se amaneti i nënës së tij, e ndarë nga jeta disa vite më parë, ka qenë që ai të gjente vëllain e tij. Edhe dëshmitë e mbërritura në stafin e "Pa Gjurmë" kanë qenë se Ali Gashi Musai jeton në Londër.
Ali Gashi Musai për Report Tv: Kam vuajtur 10 vite burg
Zijat Musa ka folur për emisionin "Pa Gjurmë" për rrethanat e zhdukjes së tij prej 6 vitesh. Ai thotë se ka vuajtur 10 vite burg në Londër për një vepër penale çka e ka privuar atë që të kontaktonte me familjarët. "Jam Zijat Musa, jam nga Peqini, 51-vjeç. Kam qenë në burg prej 10 vitesh, jashtë Londrës", tha ai.
Si u zhduk Ali Gashi Musai
Viti i fundit kur ai ishte në Shqipëri i përket vitit 2009 kur më pas ai do të zhvendosej drejt Anglisë aty ku do të humbiste gjurmët. Nga viti 2009 me largimin nga Shqipëria dhe deri më 2013, ai pati komunikuar rregullisht me familjarët. Emri i tij i vërtetë ishte Zijat Musai. I njohur si Ali Gashi Musai, ai është paraqitur si shtetas kosovar në shtetin britanik. Mustafai, vëllai i tij bëri denoncimin në studion e emisionit "Pa Gjurmë" në kërkim të Aliut. Pas humbjes së të cilit nëna u nda nga kjo jetë me pengun e të birit dhe një tjetër vëlla gjithashtu ndarë nga kjo jetë me pengun e të vëllait.
.jpg)
.jpg)
Ali Gashi Musai i gjetur nga stafi i Pa Gjurmë
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Koçi për Report Tv: Rama në listën e hapur do shkatërronte garën, PS merr 80 mandate! Kam qenë kundër këtij sistemi, sjell deformime dhe e detyron elektoratin të gënjejë (VIDEO)
10 Mars, 14:58
-
Zgjedhjet/ Jenishehri në koalicion me Berishën: Nuk më njoftoi për prezantimin, i kërkova emrin në listën e mbyllur! S’kam elektorat? Budallenjtë flasin kështu (VIDEO)
10 Mars, 14:37
-
‘Klinika 24’ në Report Tv/ Muaji Mars, koha për t'u ndërgjegjësuar për kancerin e zorrës së trashë, mjekët: Mos e neglizhoni, shenjat dhe faktorët e sëmundjes
8 Mars, 21:14
-
Muça në Report Tv: Protesta e Berishës për TikTok hall personal, thërret të miturit për të harruar Gërdecin
8 Mars, 17:48
-
Meleqja, mësuesja e parë rome në Shqipëri dhe Idrizi mësuesi 10 vjeçar i analfabetizmit! Esencë-Report Tv
7 Mars, 21:42
-
Demalia: Segmente të SPAK janë nën kontrollin e Berishës, prokurori i Veliajt shok i Argitës! Ironizon opozitën: Koalicion patriotik me Belerin dhe shovenizmin grek
7 Mars, 18:43
-
Sazan Guri: Rama ta dorëzojë pushtetin vullnetarisht, opozita pa strategji! Partinë ia dhashë Konservatorëve! Haklaj: Berisha i dorëzuar te lobi grek! Futi në listë Metën që ta nxjerrë nga burgu
7 Mars, 17:51
-
Personazh/ Shkëlqim Ruçaj, mësuesi që nuk 'njeh' moshën e pensionit! Pas gjysmë shekulli në arsim, shkruan libra e konsulton nxënësit
7 Mars, 16:54
-
Personazh/ Mësuesi në pension, Ali Sadikaj shërbeu një jetë në arsim: Boja e shkrimit të nxënësve, më e rëndësishme se gjaku i dëshmorëve
7 Mars, 16:28
-
Karanxha: Masa ndaj Veliajt bolshevike, e tha dhe Strasburgu! Valteri: U shkelën standardet! Bala: Dyshoj te Dado, ja kush është Nesti Angoni! Muça: Prokurori kërcënoi
6 Mars, 22:01
-
Arrestimi i Veliajt/ Spahiu: Gjykata javën tjetër mund të ndryshojë masën e arrestit për kryebashkiakun e Tiranës
6 Mars, 21:33
-
Gjuzi aleat i PD-së: Berisha 'Skënderbe', por në listën e Tiranës ka 4-5 sorosianë! Ironia e Merkoçit: Nga Rithemelimi, te riciklimi
6 Mars, 19:16
Kam nr e telefonit te Zijait. Ai kerkon te lidhet me vellain ne gjermani. Si mund tju kontaktoj qe tju jap numrin e telefonit te Zijait?
PërgjigjuHahahahahaha llaftari!
Përgjigju