TIRANË- Deklarata e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis se do zgjerojnë kufijtë detar në Jon, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë Edi Rama. Ai ka zgjedhur që t'i përgjigjet një komentuesit, i cili e akuzon se i ka falur detin Greqisë.

Komentuesi: Ujërat detare të Shqipërisë ja fale Greqisë?

Rama: Iliri të rroftë Skendërbeu në balle kur në kokë ke Saliun dhe flet për "falje detesh" sikur flet për falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se të flasesh për tema të tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po të kapen në gjumë, i hëngre e ike në drejtim të paditur!

Një reagim i tillë vjen pas deklaratës në Parlament të Mitsotakis se askush nuk mund t'i ndalojë grekëve që të zgjerohen në Jon 6-12 milje, teksa njoftoi se ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të udhëtojë në Tiranë, në fokus do të jetë edhe marrëveshja e detit. Lidhur me këtë, më herët Rama zhvilloi dhe një bisedë telefonike me Dendias.

Komentet në profilin e kryeministrit Edi Rama