Ia mbathi nga drejtësia, Vetingu kallëzon prokurorin Nezir Gjoka për fshehje pasurie, daja i gjyqtares Etleva Deda përfundon për hetim nga Durrësi në Tiranë

Ia mbathi nga drejtësia, Vetingu kallëzon prokurorin Nezir Gjoka për fshehje pasurie, daja i gjyqtares Etleva Deda përfundon për hetim nga Durrësi në Tiranë

Komisioni i Vettingut

TIRANË- Një dosje penale voluminoze, për llogari të të ish-prokurorit të Apelit Tiranë, Nezir Gjoka, është transferuar për hetime të mëtejshme nga prokuroria e Durrësit në Prokurorinë e Tiranës. Çështja penale bazohet në një kallëzim që ka bërë Komisioni i Vetingut ndaj ish prokurorit Gjoka, i cili dha dorëheqjen nga drejtësia në qershor të vitit 2020. 

Procesi i verifikimit të Nezir Gjokës, i cili njihet si daja i gjyqtares Etleva Deda në Gjykatën e Posaçme, kishte nisur që në nëntor të vitit 2018. Në 12 mars të vitit 2020, Komisioni i Vetingut mbylli hetimet vetëm për kriterin e pasurisë për ish prokurorin Gjoka, duke i kaluar marrën e provës për konstatimet rreth ligjshmërisë së pasurisë. 

Shqiptarja.com mëson se Komisioni i Vetingut ka konstatuar të ardhurave të pamjaftueshme për justifikimin e pasurisë, dyshime për fshehje pasurie etj. Duke mos përmbysur konstatimet e hetimit, Gjoka zgjodhi që të japë dorëheqjen, me qëllim për të evituar seancën dëgjimore, ku do të dilnin në pah detaje rreth pasurisë së tij të dyshimtë. 

Miratimi i dorëheqjes së Nezir Gjokës erdhi vetëm një ditë pasi ai kishte humbur gjyqin penal në Gjykatën e Apelit për dosjen e lobimit rus, ku i pandehur ishte marrë ish-kryeopozitari Lulzim Basha, kryefinacieri i PD Ilir Dervishi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Arben Ristani.

Nezir Gjoka iku me vullnetin e tij të lirë nga sistemi i prokurorisë, me shpresën e mospublikimit të materialit sensitiv të konstatuar nga KPK-ja, por Komisioni i Vetingut referoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Durrësit, duke u futur në listët e prokurorëve të kallëzuar me Petrit Fushën e të tjerë.

Çështja e tij, për një periudhë kohe është mbajtur në Durrës nga prokurorja Enkelejda Xhengo, e cila nuk e kishte regjistruar fare si procedim penal kallëzimin e bërë nga KPK-ja në prokurori.

Por në datën 26 korrik 2022, Xhengo ia ka transferuar për moskopetencë kallëzimin e KPK-së Prokurorisë së Tiranës, Duke i kërkuar kësaj të fundit të kryejë verifikime dhe hetime nëse qëndrojnë pretendimet e ngritura në kallëzim. Në datën 6 shtator 2022, materiali kallëzues ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës.

Aktualisht dosja është ndarë në short dhe mësohet se prokurori që është ngarkuar për të kryer hetime rezulton të jetë, Dritan Nushi. Ky i fundit e ka ende në verifikim materialin dhe nuk ka një vendim për regjistrimin e procedimit penal deri në këtë fazë. Por koha do tregojë dhe vendimmarrjen e prokurorit Nushi ndaj kallëzimit të KPK-së për sa i përket fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë nga ish-prokurori Nezir Gjoka.

Ka të dhëna se veç Nezir Gjokës, prokuroria e Durrësit ka shpallur moskopetencën dhe dërguar për hetim të mëtejshëm prokurorisë së Tiranës dhe dy prokurorë të tjerë, që janë kallëzuar nga KPK për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 25/09/2022 09:46

    Ne keto 30 vjet "demojraci"me nje ekonomi tregu kairike me nje klase qe vetem politike nuk eshte ,u krijua nje segment i shoqerise qe shfrytezoi ne menyre kriminale postin zyrtar qe eshte drejtesua. Refoma skandalize e gjygjtareve te plepave solli mulitantizmin e PD dhe paftesine profesionale ne drejtesi.Kjo drejtesi qe vetingu ne zor po e oastein esgte shkajtar e kaisit shoqerir ekonomik dhe politik qe ka sit Shqiperia.Refona ne drejtesi duhet te kushte si themel te saj jo vetem perjashtimin ,por sekuwstrimin e pasuruse dhe denmin e tyre sipas ligjit . Hakmarrja dhe vjedhja e prones publike dhe private kane si shkak mos funksuonimin e drejtesise nga prokurir dhe gjykates te korruptuar

    Përgjigju
  • vlora1: 24/09/2022 21:57

    Ky eshte vetingu i Xhafajt.Gjyqtaret dhe prokuroret vjedhin deri diten qe do paraqiten para kpk dhe japin doreheqien.Kjo duhej bere ne fillim kush nuk e dha doreheqien do ti nenshtrohet vetingut dhe skish nevoj per burg qe ti mbanim dhe me buke po me procedure te shpejte sekuestrim pasurie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi