'Ia mori Ramës', Basha pret në zyrën e tij dy ish-drejtues të PS në Durrës: Ka edhe socialistë që e duan ndryshimin

'Ia mori Ramës', Basha pret në zyrën e tij dy ish-drejtues të PS në Durrës: Ka edhe socialistë që e duan ndryshimin

Basha me Mazrekun dhe Kërtushën

Dy ish-drejtues të Partisë Socialiste në Durrës janë takuar sot me kreun e PD, Lulzim Basha, pasi i janë bashkuar radhëve të forcës së tij politike. Sipas një njoftimi të PD, Basha ka pritur në zyrën e tij Serian Mazrekun dhe Ardit Kërtushën.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga PD,  Mazreku, administrator i njësisë administrative Kënetë, u ka bërë thirrje të gjithë të afërmve të tij të mbështesin PD-në dhe të mos pranojnë lëmosha, duke nënkuptuar shitjen e votës, ndërkohë që  ish-kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit është shprehur se qyteti është peng i interesave të Dakos.

Nga ana e tij Basha, u shpreh se ai dëshironte të shihte një garë idesh dhe programesh ndërmjet partive, gjë që nuk po ndodh sepse pushteti nuk ka paraqitur alternativë.

Basha u tregua entuziast për faktin që ka socialistë që duan ndryshim dhe e gjejnë ndryshimin tek Partia Demokratike. Basha mirëpriti kontributin e socialistëve durrsakë dhe u bëri ftesë të gjithë socialistëve që e duan vendin dhe duan të bëjnë ndryshim për hir të të ardhmes së fëmijëve të tyre.

Basha tha se më 25 prill nuk çlirohet vetëm Shqipëria, por edhe Partia Socialiste. Sipas tij, me ndryshimin e pritur të 25 prillit, fiton Shqipëria, fitojnë edhe socialistët e zakonshëm.

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 09/04/2021 19:50

    Kane vite qe nuk japin asnje kontribut per ps, perkundrazi e kane minuar ate.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 09/04/2021 19:31

    Ka legena sa te duash,Jan nga ato qe ju prishen interesat. Eshte me mir te ikin se me shum prishin pun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!