Ibrahimoviç flet për karrierën në Europë: Guardiola s'më fliste, si e zgjidha problemin me të

Ibrahimoviç flet për karrierën në Europë: Guardiola s'më fliste, si e zgjidha problemin me të

Guardiola dhe Ibrahimoviç

Në një intervistë për mediat e huaja, Zlatan Ibrahimovic, ka folur për karrierën e tij futbollistike në Europë.

Gjatë intervistës, Ibrahimoviç u ndal tek trajnerët e tij duke u shprehur se nuk ka patur probleme me asnjë nga ta, por disa prej tyre nuk ditën ta vlerësonin.

Kur më blen mua, po blen një Ferrari. Kur nget një Ferrari duhet t’i fusësh karburantin më të mirë të mundshëm dhe ta shkelësh pedalin e gazit deri në fund. Guardiola doli për një xhiro në oborr. Nëse ishte kjo që donte, duhej t’i kishte blerë vetes një Fiat.

Zlatan Ibrahimoviç

I pyetur nëse ishte i penduar për ndonjë gjë në karrierën e tij, Ibrahimoviç u shpreh se nuk ishte penduar për asgjë dhe as për klubet ku ka kaluar gjatë gjithë karrierës edhe pse nuk është mirëpritur kudo.

Kam patur vështirësi te Barcelona në sezonin e parë, por në gjysmën e dytë u përballa me një situatë të çuditshme, me trajnerin (Guardiola) që nuk më fliste dhe kjo ishte diçka e re për mua. Problemin e kishte ai dhe e ndihmova unë ta zgjidhte duke i thënë: ‘Unë do të largohem’.

Unë nuk jam nga ata që krijojnë probleme brenda skuadrës. Në media thuhet se trajnerët kanë patur probleme me karakterin tim dhe kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam patur probleme me asnjë trajner.

Zlatan Ibrahimoviç

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja