ICT Awards zbulojnë “shpikësit e rinj”
dy vajza nga Gjakova krijojnë reklamë LED

ICT Awards zbulojnë “shpikësit e rinj”<br />dy vajza nga Gjakova krijojnë reklamë LED
Veç përdorimit gjithnjë e në rritje e me ritme të jashtëzakonshme, veçanërisht mes të rinjve, teknologjia e informacionit tashmë po përdoret edhe fëmijët që tentojnë të sjellin risi në këtë teknologji. Shembulli më i fundit janë dy vajza gjimnaziste nga Gjakova të cilat kanë krijuar një reklamë LED me timer (programues kohe) falë një kompjuteri dhe eksperimenteve që bëjnë në qendrën BONEVET. Reklama e krijuar prej dy vajzave është bërë duke përdorur Arduino.

Dritat funksionojnë duke u bazuar në një kohëzgjatje të përcaktuar dhe ndryshojnë ngjyrat duke ndriçuar pllakën e qelqit në të cilën ndodhet dhe një logo. Tashmë shpikja e tyre i ka bërë vajzat konkurrente në konkursin e përvitshëm të ICT Awards, gara më e madhe mbarëkombëtare që vlerëson risitë dhe zhvillimin e inovacionit në teknologjinë e informacionit.

Drejtuesit e ICT Awards kanë vendosur të mos bëjnë publike emrat e dy vajzave, deri në përfundim të garës për të respektuar edhe konkurrentët e tjerë. Albanian ICT Awards është konkurs që ka si qëllim të zbulojë talentet më të spikatura në trojet shqipfolëse. Përpara ceremonisë ku do të ndahen 7 çmime, ICT Awards bën një turne në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni nëpër qendrat innovative për të zbuluar talentet e reja.

Në 4 shkurt, Albanian ICT Awards çeli garën për të gjithë ata që duan të konkurrojnë në teknologjinë e informacionit. Organizatorët thonë se edhe këtë vit do të jepen çmimet në 5 kategori: Inovacioni i Vitit, Mobiliteti i Vitit, Diploma e Vitit, Ylli në ngritje dhe Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, ndërsa dy kategoritë shtesë Akademiku i Vitit dhe Femra e Vitit do të votohen nga anëtarët e Jurisë.

BONEVET është një organizatë jo-qeveritare e cila ka krijuar një qendër multifunksionale në shërbim të komunitetit. Qendra kryesisht ofron projekte pilot për fëmijët dhe të rinjtë që duan të mësojnë, krijojnë dhe të jetësojnë idetë e tyre.

BONEVET ka një slogan që përshkruan më së miri qëllimin e saj: “Nëse mund ta imagjinosh, atëherë mund edhe ta krijosh”.

Në BONEVET kjo arrihet përmes inkurajimit të imagjinatës, kreativitetit dhe punës në ekip me fëmijët, studentët dhe adoleshentët, dhe duke i motivuar ata të krijojnë. 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën