TIRANE, 29 Shtator /ATSH/- Ministria e Bujqesise po mbeshtet Projektin Transballkanik ,"Rrjeti i inovatorëve të rinj me ide të qëndrueshme në sektorin agro-ushqimor", ose NOBLE-Ideas qe është një risi për vendin tonë.
Kjo iniciative e re i ka hapur dyert të rinjve shqiptarë te garojnë denjësisht me ide novatore në fushën e bujqësisë dhe agro-industrisë.
Drejtoresha për Integrimin Europian Arjana Misha shpjegon se qëllimi i këtij projekti është tërheqja e inovatorëve të rinj në rrjetin kombëtar.
Ndërkohë që profesori Remzi Keco vlerëson këtë organizim si një mundësi për të angazhuar të rinjtë shqiptarë në sjelljen e ideve të veçanta për sektorin e bujqësisë dhe të Agro-Industrisë
Projekti bëri të mundur që ekspertë shqiptarë të fushës të marrin pjesë në konkursin e zhvilluar në Vratsa të Bullgarisë me dy projekte mbi bujqësinë dhe sigurinë ushqimore. Këto dy projekte ishin pjesë e garës prej 14 projektesh që u përzgjodhën midis shumë e shumë të tilla të përgatitur nga ekspertë të vendeve partnere.
Të rinj me ide të reja në bujqësi dhe agro-industri morën pjesë aktive dhe u bënë pjesë e rrjetit të inovatorëve të rinj NOBLE. Anisa Çupi dhe Eriola Pacani treguan se me gjëra të thjeshta mund të kontribuojnë në futjen e ideve të reja. e,xh/f.n/









