Dy ditë pas vendimit të kolegjit zgjedhor që la në fuqi vendimin e KQZ-së që përjashtoi nga grupet e numërimit PDIU, kryetari i kësaj force politike Shpëtim Idrizi ka adresuar kritika të ashpra jo vetëm në drejtim të KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor por edhe të aleatëve në koalicion. Në kushtet kur PDIU është përjashtuar nga grupet e numërimit të votave Idrizi tha se do të kërkoi nga aleatët në koalicion sigurinë për ruajtjen e votës ndërsa paralajmëroi ngritjen e një një trupe që do të monitorojë nga afër proçesin e numërimit të votave.
Vendim krejtësisht antiligjor dhe të pranueshme e konsideroi Idrizi atë të KQZ dhe të Kolegjit ndërsa tha se me këtë veprim u faktua situata e rëndë ku gjendet sistemi i drejtësië në vend. Reforma është domosdoshmërisht e për këtë Idrizi iu referuar dhe deklaratës së ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
Kryetari PDIU duke iu referuar kodit zgjedhor tha se KQZ duhet të përcaktonte pozicionin e PDIU në grupet e numëirmit të votave ,si një e drejtë që i takon me ligj.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)