Iftari i parë i muajit të shenjtë të ‘Ramazanit’ bën bashkë përfaqësuesit politikë! Meta, Alibeaj në tavolinë me Veliajn dhe Ballën! E pranishme edhe Kim
Begaj në tavolinë me përfaqësues fetarë dhe politikë
Iftari i parë i muajit të shenjtë të Ramazanit ka bërë bashkë disa prej figurave kryesore të politikës shqiptare. Në një darkë të shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i vendit, Bajram Begaj, të pranishëm kanë qenë edhe figurat kryesore të partive politike shqiptare.
Ajo çfarë bie në sy është fakti se në të njëjtën tavolinë janë të ulur, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sekretari i Përgjithshëm i PS-së. E pranishme në tavolinë me ta është edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Begaj i ulur pranë kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si dhe kryegjyshit botëror bektashian, Baba Mondit, ka shprehur edhe urimet e tij për nisjen e muajit të shenjtë.
“Ishte kënaqësi e madhe për mua t’i bashkohesha tryezës së iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky muaj është një mundësi, në të cilën shqiptarët e besimit mysliman afrohen me Zotin nëpërmjet agjërimit dhe veprave të mira. Dëshiroj t’i uroj agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve. Ramazani është muaji i paqes, mëshirës hyjnore dhe solidaritetit ndërnjerëzor. Është muaji i mirësisë ku dalin në pah cilësitë më të mira të njeriut si përkushtimi, toleranca, durimi dhe dashuria për Zotin e njëri-tjetrin. Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit! Të keni paqe e begati në familjet tuaja! Agjërim të lehtë e të pranuar!”-shkruan Begaj.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.3%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2518
Lajme të tjera
-
Rasti “Meta”, Vojo dhe urgjenca e ligjit për partitë politike
17 Prill, 19:56
-
Të padenjët që mbajtëm në shpinë
17 Prill, 19:36
-
Ylli Pata: Kodet e çartura të Ilir Metës, nga radio Moska te rrëzimi i prokurorëve
17 Prill, 19:06
-
Gjuha e ashpër e Metës ndaj SPAK, avokati Romeo Kara: I sugjeroj Prokurorisë së Posaçme të verifikojë vilat në Londër
17 Prill, 17:23
-
Veliaj: Të jesh lider i mirë duhet të dish të marrësh vendimet e duhura në momentin e duhur! Falë tyre Tirana është transformuar
17 Prill, 15:35
-
Veliaj pret dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare: Krenar për suksesin tuaj, të ndihmojmë njëri-tjetrin në rrugën drejt integrimit në BE
17 Prill, 14:20
-
A po përgatitet arrestimi i Metës dhe përse vijon me sulmet kërcënuese ndaj SPAK! Sonte në 21:00 në ‘Repolitix’ në Report Tv
17 Prill, 13:56
-
Akuzat për tradhti dhe nepotizëm, Kryemadhi mesazh Metës: Film i vjetër me një përfundim! Shfokusimi nga inceneratorët, shërbim ndaj Ramës e Veliajt
17 Prill, 13:01
-
Balla: Shqipëria do të mirëpresë në qershor konferencën rajonale europiane të Interpol! Rregulla të reja për përdorimin e fishekzjarrëve
17 Prill, 12:58
-
Obsesioni i Ilir Metës me Arben Rakipin (disa detaje mbi profilin e juristit)
17 Prill, 11:58
-
‘Zgjodhi paqen pa kuptuar që luftën e ka brenda’, Meta flet për dorëheqjen e Braimllarit: E pres në Konventë
17 Prill, 11:57
-
Meta thirrje Dumanit: Merri florinjtë dhe fabrikat e mia, shpërndajua shqiptarëve! Krevatin tim do e vë te selia
17 Prill, 11:21
Qe krytari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise njihet edhe si kryetar i Bashkesise islame te Shqiperise e kemi e dimme mire, por ju zoti Kreshnik a e dini se ne kalendarin syrtar te Komunitetit Mysliman Te Shqiperise esbte e zyrtarizuar edhe dita e Ashures ose dita e dhjete sipas perkthimit ne gjuhen shqipe. Shteti vepron drejte neqoftese e zyrtarizon si dite ose Faste Zyrtare.
PërgjigjuTjeter fakt qe bie ne sy eshte edhe ftesa qe nuk i esbte drejtuar komuniteteve fetare.Persa i permet Kryegjyshates. Boterore esbte institucion i brendshem i Komunietit Mysliman te Shqiperise,qe do te thote se ka ardhur koha qe shteti te mos abuzoje me Kryegjyshaten boterore,sepse Kryetari i Komunitetit MySliman eshte edhe kryetar i Bashkesise islam, Pra aktualisht ne postin e kryetarit te Bashkesise Islam te Shqiperise esbte zoti Bujar Spahiu
PërgjigjuPyetje per Komunitetin Mysliman - A kane detyrim politikanet myslimane te agjerojne gjate Muajit te Ramazanit?
PërgjigjuNe foto te iftarit shikohet edhe mistiku mysliman dervish Mondi. "ashuret* u *harruan* deri ne diten e Matemit.
PërgjigjuIftari qe duhej te ishte per fukarenjte. Qe agjerojne. Gylenxhijte bejne qoka me like balla e kimete...yyyttt
Përgjigju