Në një takim me drejtues të policive vendore, kryepolici Skënder Hita u kërkoi të kenë komunikim të drejtëpërdrejtë me komunitetin, të përmirësojnë imazhin e policisë dhe të rrisin besimin e qytetarëve përmes iniciativave konkrete
“Shërbimi me etikë, humanizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve, janë çelësi i suksesit të Policisë dhe i fitimit të besimit të qytetarëve”, u shpreh Hita.
Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita vlerësoi punën e bërë për parandalimin e ngjarjeve kriminale, por theksoi se këto rezultate nuk janë të mjaftueshme.
Sipas zyrës së shtypit që zbardhi takimin, hita u kërkoi drejtuesve të policive vendore “angazhimin e drejtpërdrejtë të drejtuesve për garantimin e sigurisë në shkolla, rritjen e pranisë policore dhe parandalimin e konflikteve ndërmjet nxënësve, në bashkëpunim me stafet arsimore, oficerët e sigurisë dhe prindërit”
Kreu i Policisë së Shtetit theksoi se ecuria në detyrë do të varet nga rezultatet konkrete që do të arrijë secili në punën e tij.









Komente
Komento