Në emisionin “Shiko kush Luan”, Besi është vënë paksa në vështirësi teksa i është kërkuar të zgjedhë mes dy dashurive të tij të mëdha, nëse ato do të ishin në rrezik. Por, edhe në këtë rast, mes Ijes dhe Xhensilës, nëse këto të fundit do të ishin në rrezik për jetën, Besi dha një përgjigje mjaft diplomatike se cilën do duhej të shpëtonte.
Ai ka zgjedhur Xhensilën, por kjo nuk e ka mërzitur Ijen e tij të dashur, pasi mënyra që zgjodhi aktori për këtë ishte fantastike.
“Ija do më thoshte: shpëto Xhensilën. Unë normalisht do të bëja ça të më thoshte Ija…Ija do të kuptojë, do shpëtoja Xhensilën”, tha Besi.