Ikën një gjerman, vjen një italian! Vincenzo Del Monaco kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë, zëvendëson Borchardt

Ikën një gjerman, vjen një italian! Vincenzo Del Monaco kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë, zëvendëson Borchardt

Vincenzo Del Monaco, ambasadori i ri i OSBE

OSBE në Tiranë do të përfaqësohet nga një shtetas italianë. Ambasadori i ri i saj që do të zëvendësojë Bernd Borchardt është Vincenzo Del Monaco.

Del Monaco, do të jetë kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë, ku lajmi është  bërë i ditur përmes një postimi në Twitter të prezencës së OSBE në Tiranë.

"Shumë fat ambasadorit italian Vincenzo Del Monaco, i sapoemëruar si shefi i prezencës së OSCE në Shqipëri. Italia ju uron suksese në sfidën tuaj të re, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, thuhet në mesazhin e përfaqësisë italiane në OSBE-së.

Kreu i OSBE në Tiranë ka qenë ambasadori Bernd Borchardt, i cili u largua nga vendi ynë pas mandatit 4 vjeçar. Ambasadori Borchardt ka qenë shpesh në fokus të akuzave të partisë Demokratike në vendin tonë, por edhe Presidentit Meta të cilët e shpallën të padëshirueshëm në institucionet e tyre.

Bernd Borchardt

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hahah: 30/09/2020 16:27

    kanë ndërruar birren me verën

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë