Reshjet e shiut që përfshirë vendin, tashmë do ja lënë vendin motit të qëndrueshëm dhe me temperatura më të larta.
Këtë e ka bërë me dije, Specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave Anira Gjoni, e ftuar në Sot live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu tha se pasditen e sotme dhe nëser në qarkun e Kukësit dhe të Shkodrës do të ketë reshje të dobëta shiu. Sipas saj, ky fund janari do të jetë pa reshje intensive shiu.
‘Pasditen e sotme dhe ditën e nesërme pritet që të kemi reshje të dobëta shiu. Në qarkun e Kukësit dhe të Shkodrës reshjet do të jenë të dobëta deri në mesatare. Në zonat malore në veri të vendit mbi 800 metër, reshjet do të jenë në formën e dëborës. Të paqëndrueshme do të jenë në kushtet edhe të premten, do të kemi në mëngjes reshje të dobëta dhe më pas pastaj do të ndërpriten. Do të kemi një fund janari pa reshje intensive’’, tha ajo.
Gjoni tha se gjatë fundjavës do të ketë mot të kthjellët dhe pa reshje shiu.
‘Fundjava nuk do të ketë reshje, do të jetë mot i kthjellët me vranësira të herë pas hershme, por jo reshje shiu’, tha ajo.
Ajo tha se do të ketë një rritje të temepturave ditën e nesërme, ndërsa bëri me dije se si do të jenë ato në zonat malore, të ulëta dhe në bregdet.
‘Temperaturat do të vijnë në rritje të paktën maksimalja për ditën e premte do të pësojë një rritje prej dy gradësh, minimalja në bregdet do të regjistrohet 9 gradë, maksimalja deri në 14 gradë, në zonat e ulëta minimalja 7 gradë dhe maksimalja 13 në zonat malore minimalja 1 dhe maksimalja 7, tha ajo.
Teksa u ndal tek reshjet e dëborës, Gjoni tha se do të ketë reshje debore vetëm në qarkun e Kukësit dhe Shkodrës.
‘Në veri do të kemi reshje dëbore pasditen e sotme dhe nesër, por janë në Alpet e Shkodrës dhe në qarkun e Kukësit që do të jenë të kombinuara reshje dëbore dhe shiu’, tha ajo.