Ikonat,Prokuroria: 9 vite burg
për Thimion, 7 për Spahon

Ikonat,Prokuroria: 9 vite burg<br />për Thimion, 7 për Spahon
Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e radhës e gjyqit ndaj Gjergji Thimios dhe Arben Spahos, të cilët akuzohen për vjedhjen e veprave të artit dhe ikonave.
 
Thimio dhe Spaho kanë qenë të pranishëm në seancën e sotme kur Prokuroria ka lexuar pretencën për dy të pandehurit.
Prokuroria ka kërkuar  9 vite burg për Gjergj Thimion dhe 7 vite burg për bashkëpunëtorin e tij Arben Spaho.
 
“Të gjitha sendet që i janë sekuestruar Gjergji Thimios duhet të kalojnë në pronësi të shtetit”-u shpreh në seancë Prokurori Ervin Karanxha
 
Ndërkohë që Avokatët mbrojtës kërkuan kohë për të dhënë përfundimet e tyre.  
Seanca e radhës, që pritet të jetë edhe përfundimtarja, do të zhvillohet më 4 qershor rreth orës 13:30.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani