Kafeteria Caffé del Doge në Venecia ka kaluar në pronësi të investitorëve shqiptarë.
Vendi i takimeve të përhershme të vendasve, në Calle dei Cinque, pranë Rialtos, i shtohet kështu listës së gjatë të emrave historikë të restoranteve dhe gastronomisë që kanë ndërruar pronar në qytet.
Kalimi te administratorët e rinj u zyrtarizua dje. “Nuk ndryshon as identiteti i lokalit dhe as stafi, por vetëm pronësia”, siguron pronari i fundit venecian, 60-vjeçari Giuliano Matticari.
Mediat italiane shkruajnë se ashtu si Giuliano Matticari, i njohur prej 20 vitesh në lagjen San Polo, edhe shumë të tjerë shpresojnë që gjithçka të mbetet e pandryshuar.
Sipas mediave italiane, në Venecia, kur bizneset nuk trashëgohen brez pas brezi, ata ose shiten te të huajt, ose mbyllen. Në Itali, mediat sociale thonë se të huajtë janë të vetmit që shkojnë me kapital, për blerjen e bizneseve të gastronomisë.

Komente










Mos ndoshta duhet te ngrihen ne proteste Italianet sic bejme ne meqe po ua blejne lokalet ne qytetet e famshme shqiptaret? Hahahaha.
PërgjigjuMe vjen mir qe Shqiptaret blejne prona ne per diaspor,me mir andej sesa te blejne prona ne Shqiperin me natyr te bukur dhe politikan te ndyr.
PërgjigjuArtikull koti se ky qe ka ble ka dhe nja 10 biznese tjera. E njeh gjith venezia
PërgjigjuShqipetaret jane vendallinj o kok minj
PërgjigjuBravo Shqipe! Zemra mal
PërgjigjuVetem raciste bastard permendin vendin se ku ka lindur personi. Italianet jane pronare kafesh dhe restorantesh ne te gjithe boten dhe askush nuk shqetesohet. Turp qe promovoni nje fryme te tille raciste!
Përgjigju