ILDKM: Kallëzim penal për kryetarin e komunës Bërzhitë, Genc Drita

ILDKP bën me dije se nga verifikimet e kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit, Genc Drita dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të rikontrollit të plotë, u konstatuan problemet si, deklarim i rremë i pasurisë në shumën 1.500.000 USD, deklarim i rremë i pasurisë për shumën 150.000 euro dhe fshehje e kontratës së sipërmarrjes, e lidhur me "Merkaj" sh.p.k, për prenotimin e 2 (dy) apartamenteve  me sip. ndërtimore 107.88 m2 dhe sip. ndërtimore 88.49 m2, në komunën Dajt me vlerë 125.280 euro.

Po ashtu, ILDKP argumenton me fakte se "Genc Drita ka fshehje te sipërfaqes së truallit 1000 m2, në rrugën automobilistike Tiranë-Elbasan, burim financiar i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për të gjitha pasuritë e deklaruara prej  tij".

Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim në Prokurorinë e Përgjithshme për veprën penale "Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë", të parashikuar nga neni 257/a/2 i K.Penal, ndaj subjektit të deklarimit të interesave private Genc Drita, me funksion kryetar i komunës Bërzhitë, Tiranë, thuhet në njoftimin për medit në deklaratën e ILDKP./ATSH/
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati