ILDKP- Kallëzim penal për gjashtë zyrtarë për fshehje të pasurisë
TIRANË, 26 Shtator /ATSH/- ILDKP bëri me dije sot se në vazhdim të proçeseve të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për zyrtarë të niveleve të ndryshme, ka konstatuar pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare për pasuritë e krijuara, transaksione […]
ILDKP bëri me dije sot se në vazhdim të proçeseve të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për zyrtarë të niveleve të ndryshme, ka konstatuar pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare për pasuritë e krijuara, transaksione të padeklaruara, të dyshimta dhe pa burime të ligjshme per periudhen 2009 - 2013 jashtë Shqipërisë, deklarime të rreme për huamarrje etj.
Në këto kushte, ILDKP ka kallëzuar penalisht zyrtarët Ardian Kalia, me funksion gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë, Irena Gjika, Drejtor i Drejtorisë së Regjistrimit dhe Shërbimit të Borxhit, Ministria e Financave, Artan Bega, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Artur Taraj, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Arben Xhaferi, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agron Selimaj, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
ILDKP bën me dije se "ka dërguar pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimet penale për subjektet e lartpërmendur për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale parashikuar nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal".
Gjithashtu, ILDKP ka njoftuar institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për ndjekjen e mëtejshme të rasteve me transaksione të dyshimta brenda dhe jashtë vendit. /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39