TIRANE- Mosrespektimi i afateve për deklarimin e pasurisë dhe të dhënat e rreme të pasqyruara në deklaratat e tyre, ka bërë që 13 funksionarë publikë të kallëzohen penalisht pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
 
Inspektoriati i Lartë i Kontrollit të Pasurive bënë publik se këtë të hënë ka depozituar në prokurori kallëzimin për 13 drejtues publikë, mes tyre 8 drejtorë drejtorish, 3 doganierë dhe sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës.
Pas depozitimit të kallëzimit në organin qendror të akuzës pritet që materialet t’i referohen prokurorive përkatëse ku personat e paditur ushtrojnë funksionet, e më pas të kryhet verifikimi nëse ka apo jo konsumim të elementëve të veprës penale.
 
ILDKPKI po ashtu bën me dije se në deklaratat e dorëzuara deri më tani pranë këtij institucioni po bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme, e për çdo shkelje të konstatuar do të ketë referim në organet e drejtësisë për personat përgjegjës.
 
13 zyrtarët e kallëzuar në Prokurori

1- Blerta Nela, Inspektor , D.P. Tatimeve
2- Drilon Cani, Inspektor, D.P.Tatimeve
3- Sokol Prengaj, Doganier, D.P Doganave
4- Agim Toçilla, Doganier, D.P Doganave
5- Nardian Sulstarova, Doganier, D.P Doganave
6- Gëzim Hasani, Drejtor, ALUIZNI
7- Alban Isteri, Drejtor Rajonal, Ispektorati Shtetëror i Punës
8- Meri Papakostandini, Drejtor, Ministria e Drejtësisë
9- Lorenc Dema, Drejtor, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
10- Thoma Neko, Drejtor, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
11- Murat Mehmeti, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
12- Violeta Kruja, Zv/Drejtor i Përgjithshëm, Enti Kombëtar i Banesave
13- Reshit Tosuni, Drejtor, MZHETS

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)