Dhëndërri sot kishte postuar një status ku, njësoj si vjehrri i tij, e cilëson bixhozin si të jashtëligjshëm. Pra, sipas kësaj logjike, po të kishin në dorë edhe Las Vegas-in, do ta mbyllnin dhe do të fusnin në burg të gjithë bixhozxhinjtë.
Por bota perëndimore nuk funksionon kështu, o dhëndër. Nuk është bota e mendësisë komuniste që përfaqëson vjehrri yt politik. Ajo botë të ndëshkon kur falsifikon dokumente pronësie, kur tjetërson prona private dhe i përvetëson me mashtrim. Pikërisht atëherë kur prona të trashëguara nga një regjim, pas kapitullimit, kalojnë në pronësi të shtetit shqiptar – dhe më pas grabiten me falsifikime për interesa private.
Dhe ja ku del sërish në pah historia e njohur: prona të marra me dokumente të dyshimta, ndërtime pallatesh mbi hapësira publike, deri edhe mbi kompleksin sportiv si ai i Klubit Partizani, që ti dhe vjerri yt e nxorrët në rrugë.
Në këtë histori, një falënderim shkon për Presidentin Gaz Demi, i cili mori një emblemë të braktisur dhe arriti ta ringrejë në një ekip konkurrues, kampion disa herë dhe dinjitoz në kupat e Europës duke ndërtuar komleksin më të mirë në Shqipëri dhe konkurues dhe në Europë.
Sa për videon e Safet Gjicit – ajo ishte një kurth i ngritur me kujdes. Të gjithë e dinë që autorja e regjistrimit është takuar para dhe pas me ata që e orkestruan këtë skenar, me vjerrin. Një histori që u shit më lirë se një apartament nga ato që janë përfituar mbi pronat e Partizanit, apo sa një pikturë që blihej për fondacionin e vjerrës
Dihet gjithashtu se një përfaqësues i PD-së në Kukës ka paguar 5 mijë euro, sipas SPAK.
Sa i përket Filip Çakullit, ai nuk ka nevojë për mbrojtje. Është një profesionist i konsoliduar prej dekadash – nga koha e “Hostenit” e deri tek emisionet investigative që kanë lënë gjurmë në media. Respekti që ka fituar me publikun është mburoja e tij më e fortë.
Prandaj, vazhdo fryji pipëzës… se bass nuk bëhesh kurrë, o dhëndër./TemA
Komente












