Ilir Meta: LSI-PS-PDIU e kanë
të sigurt fitoren në 18 qersho

Ilir Meta: LSI-PS-PDIU e kanë<br />të sigurt fitoren në 18 qersho
TIRANE- Kur kanë mbetur dhe 5 ditë nga regjistrimi në KQZ i koalicioneve, për Ilir Metën fitorja e të majtës së bashkuar, është e sigurt.
 
Nga Komiteti Drejtues Kombëtar, Meta rikonfirmoi se me të gjitha gjasat LSI, PDIU e PS do të shkojnë bashkë në zgjedhje.
 
Ndërkohë, burime të Report Tv pohojnë se të shtunën pritet të zhvillohet takimi final për çështjen e koalicionit mes Ramës dhe Metës, ndërsa të hënën palët do të zyrtarizojnë rezultatin e këtij takimi, pra koalicionin ose jo.
 
Meta: PS-LSI-PDIU e kanë të sigurt fitoren në zgjedhje
LSI ka mbledhur sot Komitetin Drejtues të LSI ku në qendër të diskutimit ka qenë situata politike në vend dhe zgjedhjet, por dhe koalicioni.

Ne nisje te deklarates, kryetari Ilir Meta konfirmoi sot koalicionin e majte kur u shpreh se PS, lSI e PDIU me shumë se kurrë sot e kanë të lehtë fitoren.

Koalicioni PS-LSI i cili fitoi përpara 4 vitesh në kushte shumë të vështira, bindshëm dhe në praktikë fitoi 84 manade, se një i humbi në Lundër për 15 vota, po nuk ka problem, fitoi qeverinë e Berishës, fitoi kur KQZ-së iu ndryshua përbërja në mënyrë antikushtetuese dhe kur iu la e gjithë KQZ-ja, Partisë Demokratike e natyrisht kryeministrit të asaj kohe z Berisha, natyrisht në një klimë jo të lehtë në terren, sidomos në shumë zona të vendit, unë besoj se sot një kolaicion i tillë  e ka akoma më të thjeshtë për të fituar dhe për t’u konfirmuar, në zgjedhjet më të qeta, më normale, më demokratike që mund të ndodhin në vend. Mos të harrojmë faktorin PDIU që në atë kohë ishte me Berishën, sot është në një pozicion tjetër e kështu në vijim”.

Gjithashtu Meta tha se LSI eshte force politike e dialogut e kompromisit.
LSI ka bërë dhe do të bëjë më të mirën, për dialog, zgjidhje e zgjedhje të lira e të ndershme evropiane. Jo formulime si ato këto zgjedhje kanë qenë më të mira se ato të kaluarat”, u shpreh Meta në nisje të mbledhjes duke u shprehur se politika duhet të tregojë kujdes me fjalët.

Fjala vret më shumë se arma. Kanë krisur armët për fjalë të pakontrolluara. Ka plasur grushti në parlament për fjalë të pakontrolluara”, ishte paranteza e Metës, për deklaratat që do të vijonin më pas ndaj Ramës por dhe Berishës.

“Qeveri Besimi”
Një orë pasi Rama i bëri Bashës ofertën e fundit për dialog dhe kreu i opozitës iu përgjigj me të vetmin kusht, qeveri teknike, kryeparlamentari Meta foli edhe njëherë për një “Qeveri Besimi”.
"Unë nuk them që Edi Rama të japë dorëheqjen nga kryeministër. Por një qeveri besimi flet për besim.
Unë nuk jam kryetar i parlamentit i shumicës, po të ishte kështu e kishim nxjerrë me kohë opozitën nga parlamenti në rrugë. Edi Rama nuk është vetëm kryeministër i PS as i këtij koalicioni, por kryeministër i Shqipërisë që të garantojë besim, për zgjedhje të lira e të ndershme
”.

Mandej Meta tha se Rama duhet të tregohet i kujdesshëm me fjalët  ndaj opozitës, që kjo e fundit të mos rrëshkasë në deklaratat për arrestime.
“Nuk duhet të ftojë formalisht për dialog por duhet të jetë i përmbajtur që të mos i japë shkak palës tjetër që ajo të përshkallëzojë me një retorikë të papranueshme duke folur për arrestime. Ne nuk jemi as me këtë as me atë. Për dekriminalizimin i kemi dhënë të drejtë PD-së. Edhe një që e kishim ne që nuk e dinim, iku në drejtim të paditur, sicc po ikin dhe shumë gjëra të tjera”

"Ilir Meta për Fatos Nanon"
Duke krahasuar situatën aktuale me atë të vitit 2001, Meta solli në vëmendje kohë me Fatos Nanon. Meta tha se ishte ai që bindi Nanon që të bëhej kryeministër e të hiqte dorë nga Presidenca.
Lidhur me deklaratën e para pak ditëve se 'LSI dorëzon mandatet për zgjidhjen e krizës', Meta e përforcoi këtë duke treguar historinë me Fatos Nanon. Duke krahasuar situatën aktuale me atë të vitit 2001, Meta solli në vëmendje kohë me Fatos Nanon. Meta tha se ishte ai që bindi Nanon që të bëhej kryeministër e të hiqte dorë nga Presidenca.

Një analist duke më kujtuar deklaratën që unë e lë mandatin dhe karrigen, më tha, se e them pasi nuk jam kryeministër. E unë i kujtova pse ika nga kryeministër në 2001. Pas sherreve me Nanon, dhe sherri ishte që në ato zgjedhje shumica mori 3-4 mandate më shumë se 60% që duhej për presidentin dhe Nano donte të bëhej president patjetër, por kishim rezolutë të PE pas zgjedhjeve, që njohu zgjedhjet dhe shumicën qeverisëse, por jo legjitimitetin e shumicës për të zgjedhur presidentin bazuar në votat që kishin marrë, u bë manovër në raundin e dytë në Dushk, dhe ky ishte gjithë problemi. Nuk mund të bëjmë një gjë që nuk do i shërbejë vendit, apo akomodimit të dy personave, kreu i PS, e  kryeministër dhe president, i thashë Nanos do e zgjidhim si e do BE dhe i thashë bëhu kryeministër, president nuk bëhesh dot se nuk do opozita, kemi bërë një faull dhe për këtë do paguajmë gjobën dhe kështu u bë. Unë nuk them që Rama të heqë dorë nga kryeministër, them për një qeveri besimi”, tha Meta.

Zgjedhjet
Kreu i LSi tha sot se, historia per zgjedhje te lira e te ndershme duhet te mbyllet perfundimisht.
"Ne do e mbyllim këtë histori me zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo histori filloi në Libofshë, aty u përdor për herë të parë forca e shtetit, dhe dihet që aty ishte President ishte Berisha. Edhe pse Berisha është në cadër sot me Bashën e flet për zgjedhje të lira e të ndershme.
Unë them që t’a mbyllim këtë historinë e zgjedhjeve, të kemi parlament legjitim, president legjitim, të kemi zgjedhje legjitime, të jemi vend normal.
Opozita të jetë e arsyeshme të ketë besim tek zgjedhjet, të ketë besim tek simpatizantët e saj, tek komisionerët e saj, të jetë e hapur ndaj cdo zgjidhje që asaj i intereson. Më kujtohet një tjetër cast dhe më kujtohet kur fjetëm në shtëpinë e Presidentit Moisiu. Kur ne flinim andej, PD nga dhoma  tjetër dhe nuk dinim ku të linim drejtorin e BE. Herë i thoshin hajde këtej, herë shko andej.
Ditën tjetër më thotë Edi se do na i vjedhin prapë zgjedhjet ata, më tha Gjinushi. I di mirë ai ato punë. I thashë aman se nuk dal t’u them prapë ambasadorëve se doli një skenar tjetër
”. 

"Mandatet"
Meta ka thënë me bindje se edhe nëse ata lënë mandatet e LSI-së, partia nuk pëson asnjë rrjedhje në zgjedhje.

Nëse ikën Meta e ministrat, LSI nuk ka asnjë rrjedhje vote, patëm ndonjë humbje në 2013 që ikëm nga PD? Dolëm në opozitë edhe pse në kushte të vështira, u hoqën shumë njerëz nga puna e me radhë. Pas kësaj mbledhjeje, ne të bisedojmë me Ramën edhe si kreu i PS në radhë të parë për këtë situatë dhe si ne të marrim të gjitha përgjegjësitë që vendi të shkojë në zgjedhje të lira e ta mbyllim këtë histori, kush e nisi e si e nisi, se e vërteta është që filloi në Libofshë atëherë, në 94, aty u përdor për herë të parë forca e shtetit për të trysnuar mbi njerëzit për të bërë presion për votat dhe në atë kohë president ishte Berisha”, tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg