Gjykata e Posaçme rrëzoi edhe këtë të martë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për të dalë nga qelitë e paraburgimit.

Sipas avokatëve çështja në ngarkim të Ilir Metës është në gjykim, ndaj, sipas tyre nuk ka asnjë arsye se pse ish-presidenti të qëndrojë në qeli.

Por, kjo kërkesë është rrëzuar  me argumentin se ka ende prova dhe dëshmitarë të cilët mund të intimidohen lidhur me dëshmitë e tyre në Gjykatën e Posaçme.

Po ashtu, GJKKO i refuzoi presidentit të Partisë së Lirisë edhe kërkesën për të dalë nga kafazi i xhamtë, në një kohë kur vetëm një ditë më parë Apeli i Posaçëm e lejoi Metën që të qëndronte pranë avokatit.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë