Ilir Shaqiri: Ja kujt i jam mirënjohës pafund sot dhe kush mendoj se e fiton Big Brother Vip…

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte balerini dhe koreografi i njohur Ilir Shaqiri. Ai është aktualisht në Tiranë për shkak të një projekti për gjetjen e talenteve të reja në Kryeqytet “Tirana Art Festival”.

”Ky projekt ka për qëllim identifikimin, mbështetjen dhe promovimin e talenteve të reja, duke i dhënë mundësinë të rinjve të realizojnë ëndrrat e tyre në art” tha Iliri në fillim të bisedës. Më pas ai shtoi se audicionet do të bëhen në 10 lokacione të ndryshme, duke përfshirë 36 gjimnaze dhe 1500 konkurentë nga Tirana. ”Disiplinat që ne po kërkojmë do të jenë në këngë, kërcime, instrumente muzikor, art pamor dhe stilim” shtoi Iliri. Mentorët e kësaj nisme sipas tij do të jenë: Elhaida Dani, Gjergj Kaçinari, Suela Guri, Driant Zeneli, Klodiana Mëngri dhe sigurisht Ilir Shaqiri.

Më pas Iliri u ndal tek pjesa e jetës së tij personale, ku foli për sakrificat dhe “luftën” e tij për t’ia dalë çdo vështirësie në jetë, duke krijuar kështu një emër. Gjatë intervistës ai u përshëndet dhe nga e ëma e tij me një mesazh, primabalerina e dikurshme e TKOB, Mukades Erebara.

”Jam shumë krenare për ty Ilir, dhe kurrë nuk do e harroj momentin që kur ike në Itali, ne nuk po lidheshim dot se nuk kishte telefona në atë kohë dhe më pas të pashë në televizor” tha gjatë një videomesazhi për të birin Mukadesi. Iliri u ndal tek lidhja e veçantë që ka ai me të dhe për sakrificat e një nënë për t’a parë të birin të realizuar në jetë. Një tjetër surprizë për Ilirin ishte dhe një tjetër videomesazh nga e shoqja, Emanuela dhe e bija Emili nga Italia.

 “Ne jemi shumë krenare për ty Papi dhe jemi të ndërgjegjshme që jetët tona pas “Vëllait të madh” kanë ndryshuar, por ne e kemi pranuar këtë fakt dhe e dimë se angazhimet e tua nga ai moment nuk kanë fund” thanë e shoqja dhe e bija e Ilirit. Një tjetër moment emocionues ishin dhe disa foto të papublikuara më parë të Ilirit të vogël, kur po hidhte hapat e parë drejt profesionit të balerinit. Mesazhi final i tij ishte që në jetë të gjithë duhet të jemi mirënjohës ndaj kujdo që bën diçka sado të vogël për ne. ”Unë i vlerësoj pafund të gjitha sakrificat që ka bërë nëna ime për mua dhe për vëllain Oltin, gjithë jetën time fjala e saj ka qenë e shenjtë për mua” tha më pas Iliri. “Ime më ka patur një ëndërr në sirtar për mua, të bëhesha balerin klasik” vazhdoi më pas ai.

Referuar spektaklit të Big Brother, Iliri tha se publiku tashmë e ka kuptuar kush është më origjinali dhe atë ka zgjedhur, duke hamendësuar Luizin. I pyetur për një etiketim për personazhet, Iliri tha se Olta është luftarake, Qetësori gricës dhe Luizi origjinal. ”Nëse do isha në Big Brother, do doja të kisha konkurent Luizin” tha më pas Iliri, duke vazhduar se ai ka argument logjik dhe se e pranon pa problem kur gabon. ”Më ka bërë përshtypje siguria në vetvete që ka Luizi dhe flohtësia që tregon në logjikë”. Më pas duke folur për një koment të Kiarës në shtëpi, e cila thoshte se me Ilirin do të kishte një crash, Iliri u shpreh me humor se gjënë e bukur të gjithë e duan.

MC/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë, tentuan të korruptojnë policinë rrugore (Video)

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë, tentuan të korruptojnë policinë rrugore (Video)