Ilir Shaqiri puthet me Arjola Demirin, reagon bashkëshortja e balerinit

Ilir Shaqiri puthet me Arjola Demirin, reagon bashkëshortja e balerinit

Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri

Puthja e Arjola Demirit me Ilir Shaqirin, po komentohet shumë së fundmi. Lidhur me këtë, ka reaguar edhe bashkëshortja e balerinit, Emanuela Morini. Ajo u shpreh se e kishte marrë me pozitivitet dhe qetësi sepse ishte thjesht një lojë dhe aktrim.

“Ishte rol dhe njerëzit duhet ta marrin me më sportivitet pjesën e roleve që bëjnë aktrim është puthje për momentin. Kam parë edhe një koment të një blogeri se di nëse mund ta them emrin Olti Curri, që kush do vijë tani që u puth me Arjolën. Nuk besoj të vijë njeri ose të ndodhi ndonjë gjë sepse ishte vetëm një aktrim.”-tha bashkëshortja e Ilirit.

Rikujtojmë se në provën që u dha nga “Vëllai i Madh”, banorët duhet të imitonin një pjesë prej një filmi të vjetër shqiptar, të ndarë në grupe nga dy.

Iliri dhe Arjola ishin vendosur bashkë për të riaktruar një pjesë nga filmi i vjetër “Edhe kështu, edhe ashtu”. Gjatë këtij interpretimi, ndodhi dhe skena aq e komentuar, ku Iliri dhe Arjola shkëmbejnë një puthje në buzë madje ishte kjo e fundit ajo qe iu afrua Ilirit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu