Pas Donald Veshajt, ka reaguar edhe fituesi i 'Big Brother Vip', Ilir Shaqiri. Balerini, fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, nuk ka fjalë të përshkruajë emocionet. Ai ka zgjedhur të postojë në Instagram momentet e fundit, kur po shpallej fituesi i 'Big Brother Vip' dhe ai shfaqet së bashku me Donaldin.

“Kurrë më parë nuk kisha provuar kaq shumë emocion për të shkruajtur një post dhe ku nuk gjej dot fjalë për të përshkruar dimensionin e këtij emocioni që më dhuruat me votat tuaja.

Ju ndjej njerëz të mi dje, sot e mot! Jemi 1 dhe do festojmë shume suksese të tjera bashkë. Faleminderit nga zemra, ju dua”, shkruan Ilir Shaqiri në Instagram.

Edhe aktori Donald Veshaj, ka folur për herë të parë pas përfundimit të 'Big Brother Vip'. Në falënderim të atyre që e përkrahën, Donaldi thotë se do të ndërtojë me lekët e tij 4 shtëpi, dy në Shqipëri e dy në Kosovë për njerëzit në nevojë. Një thirrje Donaldi e ka edhe për fituesin e ‘Big Brother’, Ilir Shaqirin që t’i bashkohet kësaj nisme.